Rajoni 29 April 2025, 15:46 Nga VNA

Tragjedia në det ndez alarmin: Frontex nis hetime ndaj Greqisë për shkelje të rënda

Ndaje në Whatsapp
Tragjedia në det ndez alarmin: Frontex nis hetime ndaj Greqisë

Agjencia Europiane e Mbrojtjes Kufitare dhe Bregdetare, Frontex, ka nisur hetime zyrtare lidhur me shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga autoritetet greke në kufijtë e saj. Nisma erdhi pas incidentit tragjik në fillim të prillit, ku shtatë emigrantë humbën jetën – mes tyre edhe dy fëmijë – pasi varka me të cilën udhëtonin dyshohet se u përplas qëllimisht nga një anije e rojes bregdetare greke.

Frontex e ka klasifikuar këtë ngjarje si “tepër serioze”, ndërkohë që në fokus të hetimeve janë praktikat e dëbimeve të refugjatëve pa proces të rregullt azili.

Greqia është akuzuar në mënyrë të përsëritur për kthime të detyruara të emigrantëve, kryesisht në ujërat turke, pa respektuar të drejtën për të kërkuar azil. Athina i ka mohuar me forcë këto akuza, duke deklaruar se nuk ekzistojnë dëbime sistematike dhe se çdo kërkesë për mbrojtje trajtohet individualisht.

“Nëse konfirmohen shkelje të tilla të ligjeve evropiane, ato do të kenë pasoja për punën tonë,” tha Lars Gerdes, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Frontex-it, duke shtuar se nuk përjashtohet as mundësia që vetë agjencia të ketë mbyllur sytë ndaj shkeljeve të ndodhura në terren.

Nëse dyshimet për abuzime vërtetohen, Frontex mund t’i kërkojë Komisionit Europian pezullimin e ndihmës financiare për Greqinë ose nisjen e një procedure për shkelje të rregulloreve të BE-së. Po ashtu, agjencia mund të vendosë të tërheqë gradualisht mbështetjen operacionale – përfshirë forcat dhe pajisjet në terren.

Aktualisht, Frontex e mbështet Greqinë me rreth 700 efektivë kufitarë, automjete patrullimi, nëntë anije dhe një avion vëzhgimi.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme