Rajoni 15 May 2025, 13:10 Nga VNA

Kosovë, vijon dështimi, nuk arrin të konstituohet Kuvendi

Ndaje në Whatsapp
Kosovë, vijon dështimi, nuk arrin të konstituohet Kuvendi

 

Për të 16-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke thelluar ngërçin politik që vijon prej zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në seancën e sotme, e cila u drejtua nga kryesuesi Avni Dehari, dështoi votimi për formimin e Komisionit Zgjedhor që do të hapte rrugën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Propozimi nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme, çka solli ndërprerjen e seancës. Mbledhja parlamentare pritet të rifillojë të shtunën, në orën 10:00.

Pavarësisht se është partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka arritur ende të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, në krye të Kuvendit. Në raundet e mëparshme, ajo ka marrë vetëm 57 vota, ndërkohë që për zgjedhje duhen të paktën 61.

Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK, mbeten të bashkuara në kundërshtimin e kandidaturës së Haxhiut, duke penguar përpjekjet e mazhorancës për të dalë nga bllokada.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme