Ekskluzive 16 July 2024, 08:33 Nga VNA

"Lepur, spiun"/ Gjykatësi nuk duron dot sharjet dhe kallëzon qytetarin

Ndaje në Whatsapp
"Lepur, spiun"/ Gjykatësi nuk duron dot sharjet dhe kallëzon

Një 41-vjecar është vënë nën akuzë për përndjekje, por ai nuk ka përndjekur ndonjë vajzë, as ndonjë ish të dashur, por as më shumë e as më pak, por një gjykatës. Të paktën kështu thuhet në aktakuzën që disponon VNA.

Mbase duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Por ndonëse i pandehuri ka kërkuar falje pasi ka qenë i dehur dhe nuk mban mend cfarë i ka thënë gjyqtarit që jeton në të njëjtën lagje, sërish Prokuroria e Tiranës ka vendosur ta dërgojë në gjyq.

Historia është e tillë.

Aulon Pashaj, gjyqtar në Kukës, në shtator të 2023, ka trokitur në dyert e komisariatit nr.1 në Tiranë duke kallëzuar një person, i cili sipas tij e shqetëson pa asnjë arsye. Ai ka pretenduar se në vitin 2020, në ditët e para të muajit dhjetor, kishte dalë nga shtëpia për të blerë ilace në farmaci. Përpara i ka dalë një person, duke e kërcënuar me fjalë të ndryshme “hajde këtu, lepur spiun, po flas me ty”. 3 apo 4 muaj më vonë, i njëjti person pretendon se ka ndalur në rrugë duke i thënë: “të kam parë në Bajram Curri, qenka veshur mirë”. Arsyen se perse nuk ka kallëzuar këto fakte në kohën kur kanë ndodhur, gjyqtari Pashaj nuk e tregon. Por në shtator të 2023 ai thotë se i njëjti person ju drejtua me fjalët “ruaju ruaju prokuror”. Ndaj ai nuk duroi më, por e kallëzoi, pasi po cënohej integriteti i tij si gjyqtar, njeri i ligjit.

Personi është identifikuar dhe përpara hetuesve ka thënë se nuk ka asnjë problem me Aulon Pashajn, por si djem lagjeje mund t’i ketë hedhur ndonjë fjalë, sic ndodh rëndom në Shqipëri, kur mes të njohurish shkëmbëhen batuta. Në lidhje me episodin e datë 20 shtator 2023 i pandehuri ka shpjeguar se ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk mban mend cfarë mund ti ketë thënë Aulon Pashajt, por i vjen keq për cdo keqkuptim dhe për këtë thotë se i ka kërkuar falje.

Tashmë 41-vjecari do të përballet me drejtësinë. Pikërisht me kolegët e Aulon Pashajt, një magjistrati që duhet të vendosë drejtësisë. Që duhet të përballojë presione e sulme. Por në fakt, nuk duron as sharjet apo ndonjë batutë të një cuni lagjeje.

I njëjti gjyqtar pritet të japë drejtësi. Të ndëshkojë kriminelët e të korruptuarit.

Lexo gjithashtu

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme