Rajoni 16 December 2024, 19:02 Nga VNA

Kurti nënshkruan marrëveshjen në Turqi, Kosova do ketë fabrikë prodhimi municionesh

Ndaje në Whatsapp
Kurti nënshkruan marrëveshjen në Turqi, Kosova do ketë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi arritjen e marrëveshjes me Turqinë për hapjen e fabrikës së municioneve, e cila do të prodhojë kalibra të ndryshëm fishekësh, sipas standardeve të NATO.

“Sapo nënshkruam kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi" (MKE), me të cilën po vendosim themelet e industrisë sonë të mbrojtjes.

MKE merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.

Në këtë kontratë, përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim. Me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore”, shkruan Kurti.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme