Rajoni 6 February 2025, 17:34 Nga VNA

Kosovë, thirrje për bojkot të marketeve me 10 shkurt

Ndaje në Whatsapp
Kosovë, thirrje për bojkot të marketeve me 10 shkurt

Në Kosovë janë intensifikuar thirrjet për bojkot të supermarketeve të mëdha, si reagim ndaj rritjes së çmimeve të produkteve esenciale. Kjo nismë pason veprime të ngjashme në vende të rajonit, si Kroacia dhe Maqedonia e Veriut.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë thirrje për bojkot, megjithëse organizatorët e kësaj nisme mbeten të panjohur.  Përfaqësues të shoqatave të konsumatorëve në Kosovë kanë shprehur mbështetje për këtë iniciativë, duke theksuar nevojën për masa urgjente për të adresuar abuzimet me çmimet.

Qytetarët shprehin shqetësimin për pagat e ulëta dhe çmimet e larta, të cilat, sipas tyre, kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike të shumë familjeve.  Nëse nuk ka reflektim nga ana e bizneseve, është paralajmëruar një bojkot njëditor më 10 shkurt, për të mos ndikuar në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Kjo lëvizje synon të ushtrojë presion mbi supermarketet për të ulur çmimet dhe për të ndaluar abuzimet që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme