Rajoni 27 January 2025, 19:18 Nga VNA

Studentët në Serbi ngrihen sërish në protestë, thirrje qytetarëve për grevë të përgjithshme

Ndaje në Whatsapp
Studentët në Serbi ngrihen sërish në protestë, thirrje

Në kryeqytetin serb, Beograd, studentët kanë lënë sërish mësimin në shenjë proteste dhe kanë nisur demonstratat masive, pas tragjedisë në Novi Sad, ku ndërruan jetë 15 persona. Studentët kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ndodhur në nëntor, ku pati viktima, pasi u shemb çatia e stacionit të trenit.

Studentët kanë nisur bllokadën nga ora 10 dhe kanë thënë se do ta mbajnë të bllokuar kryeqytetin për së paku 24 orë. Me këtë veprim ata kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me rënien e çatisë në Novi Sad. Qarkullimi në rrugë është bllokuar dhe studentët fillimisht janë grumbulluar në disa vende, nga ku janë drejtuar në drejtime të ndryshme drejt lokacionit kryesor. Ata ftuan qytetarët t’i bashkohen.

Në bllokadë janë edhe çiklistë dhe traktoristë të ardhur për të mbështetur studentët. Traktorët po bëjnë xhiro në rrugë dhe mes dy traktorëve është vendosur një pankartë “Pa studentë dhe fermerë nuk ka këngë e marsh”.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext

Autostrada është e kalueshme, por ka shumë studentë në zonat përreth rrugës. Studentët luajnë futboll, pushojnë në diell dhe gjithçka shoqërohet me zhurmën shurdhuese të sirenave, bilbilave dhe vuvuzelave.

Aktori dhe profesori asistent në Fakultetin e Arteve Dramatike, Petar Bençina , tha për N1 se këta studentë janë një brez i matur, por i ashpër, që kanë grumbulluar përvojën e të moshuarve dhe sot kanë kërkesa të qarta dhe të thjeshta. Studentët u bëjnë thirrje qytetarëve për të ardhur në grevë të përgjithshme. Në protestë morën pjesë edhe aktorë serbë. Prej kohësh, presidenti serb Aleksandër Vuçiç përballet me protesta masive në mbarë vendin.

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme