Rajoni 22 December 2024, 15:18 Nga VNA

Kosova ndan bonusin e fundvitit, nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç

Ndaje në Whatsapp
Kosova ndan bonusin e fundvitit, nga 100 euro për pensionistët dhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro shtesë për fundvit të gjithë pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç.

“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç, dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili”, tha Kurti në një konferencë të përbashkët me ministrin e tij të Financave, Hekuran Murati. Qeveria e Kosovës nxori një skemë në vitin 2021 për t’i paguar fëmijët nën moshën 16-vjeçare në baza mujore fillimisht me nga 10 euro dhe 20 euro në muaj për fëmijë.

 

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme