Bota 30 September 2024, 21:08 Nga VNA

Konfliktet mes Izraelit dhe Libanit, Gjermania evakuon stafin e ambasadës në Bejrut dhe rreth 100 qytetarë gjermanë

Ndaje në Whatsapp
Konfliktet mes Izraelit dhe Libanit, Gjermania evakuon stafin e ambasadës

Gjermania evakuoi nga Libani stafin joesencial të ambasadës së saj në Bejrut, varësit e tyre dhe disa qytetarë gjermanë me nevoja të ndryshme mjekësore.

Rreth 110 pasagjerë udhëtuan më 30 shtator me avionin A321 të forcave ajrore gjermane, përfshirë diplomatë, pjesëtarë të tjerë të stafit dhe disa qytetarë që konsideroheshin në gjendje të pambrojtur, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ministritë e Jashtme dhe të Mbrojtjes njoftuan më parë për fluturimin e veçantë nga Libani i goditur nga konflikti “për të mbështetur largimin e kolegëve dhe familjeve të tyre”, si dhe të stafit të disa organizatave partnere gjermane.

“Qytetarët gjermanë që janë veçanërisht në rrezik për shkak të kushteve mjekësore po ashtu po evakuohen”, thuhej në deklaratë.

Izraeli ka bombarduar objektivat e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, në sulme që kanë vrarë qindra dhe kanë detyruar qindra mijëra të tjerë të ikin nga shtëpitë e tyre. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike, që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Ambasada në Bejrut ka mbetur ende funksionale për të ndihmuar rreth 1.800 qytetarë gjermanë në vend.

“Ambasada vazhdon të mbështesë gjermanët e mbetur në Liban në largimin e tyre përmes fluturimeve komerciale dhe mënyrave të tjera”, thuhet tutje në deklaratë.

Në fundjavë, Berlini ngriti nivelin e alarmit për misionet në Bejrut, Tel Aviv dhe Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të hënën se “ne aktualisht jemi në një fazë ku mbështesim largimin (e qytetarëve), por ne nuk jemi në një skenar evakuimi”.

Deklarata e përsëriti se “të gjithë gjermanët në Liban janë njoftuar ta lënë vendin që nga tetori i vitit 2023”.

Hezbollahu – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike – filloi sulme ndërkufitare ndaj trupave izraelite një ditë pas sulmit të paprecedentë të aleatit të tij palestinez Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, duke shkaktuar luftë në Rripin e Gazës.

Izraeli tha më herët këtë muaj se po ndryshonte fokusin nga Gaza në sigurimin e kufirit të tij verior me Libanin, për të lejuar izraelitët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Hezbollahu premtoi të hënën se do të vazhdojë të luftojë Izraelin dhe tha se ishte i gatshëm të përballonte çdo operacion tokësor në Liban, pas vrasjes së liderit të tij në një sulm ajror që i dha grupit një goditje të rëndë./REL

 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme