Bota 6 November 2024, 19:30 Nga VNA

Jeff Bezos uron Donald Trump për fitoren dhe kthimin e tij politik

Ndaje në Whatsapp
Jeff Bezos uron Donald Trump për fitoren dhe kthimin e tij politik

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe pronar i Washington Post, ka ofruar urimet e tij më të mira për Donald Trump, duke e lavdëruar për "kthimin e jashtëzakonshëm politik dhe fitoren vendimtare".

Në një postim në X, Bezos shkruante: "Asnjë komb nuk ka mundësi më të mëdha," dhe shtoi se i uroi Trump “gjithë suksese në udhëheqjen dhe bashkimin e Amerikës që të gjithë e duam”.

Megjithatë, Bezos ka përballuar kritika të forta gjatë javëve të fundit, pasi gazeta e tij u përfshi në një polemikë të brendshme. Redaksia e Washington Post është penguar nga drejtuesit e gazetës të botonte një artikull që mbështeste Kamala Harris, një vendim që ka shkaktuar trazira në organizatë. Kjo ka rezultuar në dorëheqje të stafit dhe humbje të konsiderueshme abonentësh.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme