Rajoni 13 July 2025, 16:09 Nga VNA

Institucionet në kolaps! Pas 46 dështimesh, Kurti kërkon marrëveshje me Limajn

Ndaje në Whatsapp
Institucionet në kolaps! Pas 46 dështimesh, Kurti kërkon

Për të 46-ën herë me radhë, përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar, duke e zhytur vendin në një ngërç të thellë institucional që po zgjat prej disa javësh.

As seanca e së dielës, e cila u zhvillua në ambientet e Kuvendit, nuk solli ndonjë përparim konkret. Deputetët nuk arritën as kësaj here të formojnë komisionin për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, një hap procedural i domosdoshëm për vazhdimin e procesit.

Seanca e radhës është caktuar për të martën, në orën 11:00, ndërsa përfaqësuesit e shumicës parlamentare janë shprehur se janë të vendosur të bëjnë gjithçka për të zhbllokuar situatën.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë konfirmuar edhe një herë se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit gëzon mbështetjen e plotë nga të gjitha subjektet e shumicës: Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme në asnjë nga 46 tentativat e deritanishme, duke e lënë procesin praktikisht në vendnumëro.

Nga ana tjetër, opozita vazhdon të kundërshtojë mënyrën e menaxhimit të procesit dhe të kërkojë një zgjidhje konsensuale që do të mund të siguronte një qeverisje stabile.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, e ka cilësuar situatën aktuale si “shqetësuese” dhe ka paralajmëruar hapa konkretë për kapërcimin e krizës. Sipas saj, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në ditët në vijim. Ky takim shihet si një mundësi për të afruar qëndrimet dhe për të gjetur një formulë që do t’i hapte rrugë konstituimit të institucioneve.

“Është momenti i fundit që partitë të tregojnë përgjegjësi politike, të ulen bashkërisht dhe të marrin vendime në interes të qytetarëve. Çdo vonesë e mëtejshme i bën dëm Kosovës dhe krijon pasiguri për funksionimin demokratik të institucioneve,” ka deklaruar Krasniqi.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për bashkëpunim dhe kompromis, përplasjet ndërmjet pozitës dhe opozitës vetëm sa janë thelluar gjatë këtyre javëve. Deputetë të shumicës kanë akuzuar opozitën për “bllokim të qëllimshëm të institucioneve”, ndërsa opozita ka kritikuar Vetëvendosjen për, siç e kanë cilësuar ata, “mungesë vullneti për dialog politik”.

Në këtë situatë të tensionuar, qytetarët mbeten dëshmitarë të një procesi të stërzgjatur, i cili jo vetëm që ka bllokuar punën e Kuvendit, por ka rritur edhe pasigurinë për të ardhmen e proceseve demokratike dhe funksionalitetin e institucioneve në vend.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme