Rajoni 10 July 2025, 15:46 Nga VNA

Vdekja tragjike e 27-vjeçarit, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Lipjan

Ndaje në Whatsapp
Vdekja tragjike e 27-vjeçarit, jep dorëheqjen drejtori i

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,ka pranuar dorëheqjen e kreut të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi. Vendimi për largim vjen pas polemikave të mëdha që ka shkaktuar vdekja e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu gjatë ndalimit nga forcat e rendit.

“Gashi ka paraqitur një kërkesë për lirimin nga detyra dhe ajo i është aprovuar,” deklaroi Hoxha për mediat.

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës të përfshirë në ndalimin e Zejnullahut janë dërguar në paraburgim për një muaj. Ata përballen me akuzën e mundshme për “vrasje nga pakujdesia”.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ku viktima shihet i shtrirë dhe i lidhur në tokë, ndërsa një polic i mban gjurin mbi qafë.

Sipas Policisë, i riu dyshohej se ndodhej nën efektin e alkoolit dhe ishte ndaluar pasi kishte sulmuar automjete dhe kalimtarë.

Avokatët mbrojtës të efektivëve deklaruan pas seancës dëgjimore se nuk besojnë që policët e pezulluar kanë kontribuar apo shkaktuar vdekjen e 27-vjeçarit.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta nga autoritetet më të larta të vendit. Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm në detyrë Xhelal Sveçla kanë kërkuar hetime të plota dhe transparencë mbi rastin.

Ndërkohë, familjarët e viktimës janë shprehur të zhgënjyer me mungesën e informacionit nga autoritetet. Vëllai i Zejnullahut tha për disa media në Prishtinë se të afërmit nuk kanë marrë asnjë sqarim zyrtar, ndërsa sipas tij, trupi i të ndjerit ka pasur “shumë shenja mavijosjeje dhe thyerje.”

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme