Rajoni 24 June 2025, 16:28 Nga VNA

Kosova hap dyert për 50 të dëbuar nga SHBA, nis strehimi i përkohshëm

Ndaje në Whatsapp
Kosova hap dyert për 50 të dëbuar nga SHBA, nis strehimi i

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është duke u përgatitur për të pritur dhe strehuar 50 persona të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të vendimit të ekzekutivit të datës 11 qershor. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është në koordinim të ngushtë me autoritetet amerikane për realizimin pa pengesa të këtij procesi.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për ofrim të mbrojtjes së përkohshme, e cila do të zgjasë një vit dhe do të vlerësohet në vazhdimësi në bazë të situatës në vendet e origjinës. Përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë do të bëhet në bashkëpunim të plotë me autoritetet amerikane, duke pasur parasysh kriteret e sigurisë kombëtare dhe rendit publik.

“MPB do të merret ndaras me çdo rast, ndërsa Kosova do të ofrojë kushte themelore jetese për personat në mbrojtje të përkohshme, përfshirë strehim, ushqim, veshmbathje, ndihmë higjienike dhe qasje në kujdes shëndetësor emergjent”, thuhet në deklaratë.

Qeveria përmend si precedent të suksesshëm rastet e mëparshme të strehimit të shtetasve afganë në vitin 2021 dhe qytetarëve ukrainas, në kuadër të bashkëpunimit me NATO-n dhe SHBA-të.

Në fund, ekzekutivi rikonfirmon përkushtimin e Kosovës si partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme