Rajoni 7 June 2025, 11:36 Nga VNA

Vijon kriza në Kosovë, dështon konstituimi i Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Vijon kriza në Kosovë, dështon konstituimi i Kuvendit

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën as në seancën e 28-të, të mbajtur të shtunën, të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke vazhduar bllokadën që ka nisur më 15 prill. Seanca zgjati vetëm pak minuta dhe u shty për 9 qershor.

Përplasjet mes partive politike mbeten të thella. Opozita – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – refuzon të propozojë anëtarë për komisionin e votimit të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme në votim të hapur. LVV këmbëngul në kandidaturën e saj, por për partitë tjera ajo mbetet figurë përçarëse.

Çështja e votimit të fshehtë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, ku opozita ka kërkuar pezullim të seancave derisa të merret një vendim. Në këtë situatë, është përmendur mundësia e zgjedhjeve të reja parlamentare, ndoshta të mbajtura njëkohësisht me zgjedhjet lokale në tetor – ide e propozuar fillimisht nga Albulena Haxhiu, por kundërshtuar nga PDK dhe LDK për shkak të vështirësive teknike dhe politike.

Presidentja Vjosa Osmani dhe përfaqësues ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësim për vonesat, duke paralajmëruar se ngërçi dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik. Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin dhe pesë nënkryetarët për të vazhduar me formimin e Qeverisë së re.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme