Rajoni 3 June 2025, 07:54 Nga VNA

Tërmet i fortë pranë ishullit Rodos në Greqi, ndjehet edhe në Turqi dhe Kretë

Ndaje në Whatsapp
Tërmet i fortë pranë ishullit Rodos në Greqi, ndjehet edhe

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter goditi në orën 02:17 të mëngjesit të së martës brigjet e ishullit Rodos në Greqi.

Sipas të dhënave fillestare, epiqendra e tërmetit ndodhej 21 kilometra në veri të Rodosit, ndërsa thellësia u vlerësua në 64.9 kilometra. Dridhja është ndjerë gjerësisht edhe në disa rajone të Turqisë si dhe në ishullin Kretë.

Fillimisht, tërmeti ishte raportuar me magnitudë 5.7 Rihter, me epiqendër 26 kilometra në verilindje të Rodosit dhe një thellësi prej 40 kilometrash. Ndërkohë, Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar e vlerësoi më vonë lëkundjen me magnitudë 6.0, me epiqendër 19 kilometra në veri të ishullit.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme