Rajoni 21 June 2025, 15:49 Nga VNA

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Ndaje në Whatsapp
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të

 

Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit. Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në Kosovë.

“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, gjatë fjalimit në nisje të Konventës së PDK-së, Krasniqi po ashtu tha se partia e tij duhet të udhëheqë me vendin, duke shtuar se Kosova ka nevojë të fokusohet te zhvillimi, siguria, drejtësia, mirëqenie dhe tek integrimi euroatlantik, përkatërisht tek anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Ky është qëllimi ynë, ky është drejtimi ynë”, tha ai.

Krasniqi foli edhe për situatën politike pas mbajtjes së zgjedhjeve të shkurtit. Ai fajësoi fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për mbajtje peng të formimit të institucioneve të reja. Sipas tij, ndonëse LVV-ja ka dalë e para në zgjedhje, ajo “ka humbur legjitimitetin për të qeverisur”, teksa përsëriti qëndrimin se dëshiron formimin e një ekzekutivi të ri, me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, me Bedri Hamzën në postin e kryeministrit.

Në zgjedhjet e shkurtit, Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës së Jugut, ishte kandidati i PDK-së për kryeministër. Krasniqi tha se partia e tij refuzon të bashkëqeverisë me LVV-në, pasi e fajësoi partinë e udhëhequr nga Albin Kurti për keqqeverisje.

“PDK vazhdon t’i thotë ‘jo’ çdo ideje për bashkëqeverisje që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje sepse kush e solli Kosovën në gjendjen më të rëndë që nga paslufta duhet të shkojë në opozitë”, tha Memli Krasniqi.

Pas katër muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk ka krijuar institucionet e reja. Deputetët për të 35-tën herë me radhë sot nuk arritën të konstituonin Kuvendin e Kosovës, që do t’i hapte rrugë formimit të ekzekutivit të ri. LVV-ja, që ka të drejtën ekskluzive të nominimit të kryeparlamentarit, ka propozuar Albulena Haxhiun për të drejtuar organin ligjvënës. Por, Haxhiu ka dështuar deri më tani të marrë votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.

Ndryshe, Krasniqi ishte zgjedhur në postin e kryetarit të PDK-së korrikun e vitit 2021, pasi paraprakisht, për tetë muaj ishte ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së kishte qenë Enver Hoxhaj. Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli dha dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga ajo kohë Veseli është në paraburgim në Hagë. Në Hagë është edhe një nga themeluesit e kësaj partie, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bën pjesë në aktakuzën e përbashkët me Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm./ REL

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme