Politika 23 May 2026, 22:08 Nga VNA

I vetëm në garë, por në luftë me gjithë botën: Berisha shpall se referendumi për zgjedhjen e tij ka futur në panik median, narkoshtetin dhe ‘mafien e fjalës së lirë

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-23 at 8.48.40 PM.jpeg

Pas një procesi që ai e konsideroi “më të rëndësishmin që nga shtatori i vitit 1991”, Sali Berisha doli këtë mbrëmjen e së shtunës para demokratëve për të shpallur jo vetëm fitoren e tij, por edhe listën e gjatë të atyre që, sipas tij, kanë mbetur pa gjumë nga referendumi me kandidat të vetëm.

Në fjalimin e tij triumfal, Berisha deklaroi se rreth 40 mijë demokratë, duke votuar në një garë ku alternativa kryesore ishte vetë Berisha, kanë “tmerruar mafien e fjalës së lirë”, kanë lënë pa gjumë “organizatat kriminale”, kartelet e drogës dhe qeverinë.

Pas këtij referendumi media shqiptare hyri zyrtarisht në një kategori të re: jo më thjesht e kapur, por “mafie e tmerrshme”. Dhe fajin duket se e ka kryesisht fakti që për dy muaj me radhë është marrë me një proces ku kandidati garoi i vetëm dhe fitoi me 94.7% të pjesëmarrjes totale.

Në logjikën e fjalimit të Berishës, skepticizmi ndaj një referendumi me një emër në fletëvotim nuk është më opinion. Është agresion mediatik. Dhe çdo pyetje mbi garën, kandidatët e skualifikuar apo entuziazmin real të bazës, ai e klasifikoi automatikisht si pjesë e “porosive të narkoshtetit”.

Berisha, megjithatë, dukej i qetë. Sipas tij, Partia Demokratike nuk ka dalë thjesht më e fortë nga ky proces, por “më e fortë se kurrë në ekzistencën e saj”. Një përfundim historik për një votim ku sfida më e madhe e kandidatit ishte të ruhej sa më shumë nga humori që pushtoi rrjetin.


Në fund, mbetet vetëm një pyetje: nëse një referendum me kandidat të vetëm arrin të lërë pa gjumë median, kartelet, qeverinë dhe organizatat kriminale, çfarë mund të ndodhë vallë ditën kur në garë të ketë edhe një kandidat të dytë?

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme