Sociale 23 May 2025, 18:24 Nga VNA

Harta e divorceve/ Në jug po ndahen më shumë, veriu mbetet më konservator

Ndaje në Whatsapp
Harta e divorceve/ Në jug po ndahen më shumë, veriu mbetet

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit.

Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare.

Grafiku i mëposhtëm i përpunuar nga “Monitor” mbi të dhënat e cens 2023 në 61 bashki tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më konservator.

Të dhënat tregojnë se Bashkitë e Finiqit, Sarandës Delvinës, Korçës dhe Dropullit kanë shkallën më të lartë të divorcit për banorë. Në këto bashki rezultuan 22-25 divorce për 1000 banorë në kohën kur u zhvillua anketa.

Divorcet e larta në këto bashki lidhen me flukset e larta migratore dhe paqëndrueshmërinë që krijojnë flukset sezonale të turizmit.

Emigracioni i vjetër ku familjet kanë shumë vite të ndara kanë rritur probabilitetin e divorcit.

Në anën tjetër të grafikut Bashkia e Hasit ka numrin me të ulët me vetëm 2,9 divorce për 1000 banorë, e ndjekur nga bashkia e Pustecit me 4.3, Klosi me nga 5.3, divorce për 1000 banorë.

Kultura tradicionale familjare shpjegon divorcet e ulëta kryesisht në Bashkitë e Veriut.

Bashkitë e mëdha si Tirana (17.6 divorce për 1000 banorë), Durrësi (15.8) dhe Fieri (15.5) kanë norma divorci rreth mesatares kombëtare, duke reflektuar dinamikën e metropoleve me urbanizim, rritje të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Të dhënat e divorceve sipas bashkive shtrojnë nevojën për më shumë shërbime sociale si mbështetje ligjore dhe ekonomike për prindërit e vetëm, veçanërisht në bashkitë me emigracion masiv.

Divorci ka pasoja të shumta sociale dhe ekonomike. Ndërprerja e të ardhurave të përbashkëta, ku zakonisht i vë gratë ne vështirësi ekonomike.

Një seri kostosh shoqërojnë procesin e divorcit që nga gjyqet dhe ndarja e pasurisë, duke krijuar de- stabilitet financiar tek fëmijët. Anketa të tjera kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje të ulëta mësimore, përqendrim të ulët dhe rrezik më të lartë për sjellje të rrezikshme në adoleshence. /Monitor

 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme