Sociale 8 May 2024, 17:32 Nga VNA

Guvernatori i BSH, Gent Sejko: Inflacioni do të luhatet në muajt e ardhshëm, ja arsyeja

Ndaje në Whatsapp
Guvernatori i BSH, Gent Sejko: Inflacioni do të luhatet në muajt e

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën e interesit.

Në raportimin e tij për tre mujorin e parë, ai gjithashtu deklaroi se inflacioni do të luhatet, ndërsa shtoi se nga këndvështrimi macro ekonomik, trendi rënës i inflacionit në vend varet nga inflacioni i partnerëve, forcimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare.

“Analiza e të dhënave tregon se ekonomia shqiptare ka lëvizur në drejtimin e pritur. Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe paga kanë filluar të rritet, inflacioni po bien, tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje progresive. Normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i  qëndrimit të politikës monetare ka kontribuar pozitivish në këtë ecuri.

Këto trende pozitive zhvillimi do të vijojnë dhe në të ardhmen. Inflacioni do të luhatet gjatë dy-tre mujorëve të ardhshëm.

Këshilli Mbikëqyrës tregon se qëndrim aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për garantimin e stabilitetit të çmimeve në nivel afatmesme

Inflacioni i çmimeve të konsumit pësoi rënie të ndjeshme në 3 muajit e fundit. Inflacioni mesatar i tremujorit të parë zbriti në 2.7% nga 3.9 në tre mujorin paraardhës.

Nga këndvështrimi macro ekonomik, trendi rënës i inflacionit në vend varet nga inflacioni i partnerëve, forcimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare.

Politika monetare ka patur ndikim në ruajtjen e ekuilibrave.

Tregjet financiare kanë qenë të qeta.

Ritmi i rritjes së kredisë bankare ka ardhur në përshpejtim gjatë tre  ujorit të parë duke regjistruar nivel mesatar në prej 11.6%. Zgjerimi i saj ka mbuluar nevojat si për investime dhe kapital qarkullues.

Struktura e portofolit të kredisë vijon të shfaqë zhvendosje progresive drejt lekut e nxitur nga normat e ulëta interesi në lekë. Ky trend pozitiv pitet të vijojë dhe ne të ardhmen.

Aktiviteti ekonomik do të vijojë të rritet. Inflacioni parashikohet të luhatet dhe të kthehet në objektiv brenda një vitit.

Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosur të mbajë të pandryshuar normën e interesit 3.25%”, tha Sejko.

 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme