Rajoni 13 July 2025, 20:42 Nga VNA

Grenell sulmon Vjosa Osmanin: “Turp që manipulove fjalët e Trump për Kosovën”

Ndaje në Whatsapp
Grenell sulmon Vjosa Osmanin: “Turp që manipulove fjalët e Trump

 Ish-emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se Donald Trump ka parandaluar një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë “gjatë javëve të fundit.”

Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell i cilësoi këto deklarata si manipulim të fjalëve të Trump. “Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump,” shkroi ai, duke theksuar se Trump i ishte referuar angazhimeve të viteve 2019–2020 dhe Marrëveshjes së Uashingtonit, jo ndonjë zhvillimi të ri.

“Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde,” shtoi Grenell.

Në lidhje me këtë reagim të Grenell, Osmani do të mbajë një konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë, sipas këshilltarit për media të presidentes.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme