Lifestyle 13 August 2026, 08:10 Nga VNA

Gratë që bëjnë hapin e parë/ Rita Ora i propozoi vetë për martesë Taika Waititit

Ndaje në Whatsapp
Gratë që bëjnë hapin e parë/ Rita Ora i propozoi

Rita Ora është një prej artisteve të famshme që ka vendosur të thyejë traditën, duke qenë ajo që i bëri propozimin për martesë partnerit të saj, regjisorit dhe aktorit Taika Waititi.

Revista “People” e ka përfshirë këngëtaren me origjinë shqiptare në listën e grave të famshme që kanë marrë vetë iniciativën për t’i propozuar partnerit. Në listë renditen gjithashtu Bella Thorne, Sarah Snook, Kristen Bell, Britney Spears, Pink, Lindsey Vonn, Jodie Turner-Smith dhe Elizabeth Taylor.

Disa prej tyre kanë treguar se e kanë bërë këtë për të theksuar barazinë në një marrëdhënie, ndërsa të tjera thjesht nuk kanë dashur të presin që partneri të bënte hapin e parë.

Rita Ora bëri pyetjen e madhe

Rita Ora i propozoi Taika Waititit gjatë pushimeve të tyre në Palm Springs, Kaliforni, në verën e vitit 2022.

Historia e tyre kishte nisur shumë më herët. Rita dhe Taika kishin qenë miq për rreth gjashtë vjet përpara se raporti mes tyre të shndërrohej në një lidhje romantike. Ata u afruan gjatë qëndrimit në Australi dhe në vitin 2021 e bënë publike marrëdhënien.

Vetëm një vit më vonë erdhi propozimi për martesë, por këtë herë ishte Rita ajo që vendosi të mos priste.

Pas propozimit, çifti nuk humbi shumë kohë. Ata u martuan më 4 gusht 2022 në një ceremoni intime në Los Angeles, larg një dasme madhështore dhe me një numër të kufizuar njerëzish pranë tyre.

Martesa u kthye në frymëzim për muzikën e saj

Që prej martesës, Rita Ora dhe Taika Waititi kanë preferuar ta mbajnë pjesën më të madhe të jetës së tyre private larg vëmendjes së publikut, megjithëse herë pas here ndajnë momente së bashku.

Bashkëpunimi i tyre ka kaluar edhe në aspektin profesional. Waititi ka qenë i përfshirë në projekte të këngëtares, ndërsa Rita ka folur publikisht për mbështetjen që merr nga bashkëshorti në karrierën e saj.

Marrëdhënia e tyre është kthyer gjithashtu në frymëzim për muzikën e këngëtares. Rita Ora ka treguar se “You & I”, kënga që i dha emrin albumit të saj të vitit 2023, u frymëzua nga historia e dashurisë dhe martesa me Taika Waititin.

Katër vite pas martesës së tyre, historia e propozimit rikthehet në vëmendje, këtë herë si një prej rasteve të personazheve të njohura që zgjodhën të përmbysnin rolet tradicionale dhe të bënin vetë “pyetjen e madhe”.

Video

Gjobë edhe për ata që rrinë me duar në xhepa

E filloi me gjoba e burg. Po e mbyll me gjoba e burg

Një rrjedhje gazi nga një bombul që përdorej për gatim ka shkaktuar alarm te banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori”, në qytetin e Fierit. Ngjarja është regjistruar në një apartament ku banonte një çift të moshuarish. Pas konstatimit të erës së gazit, banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë. Efektivët zjarrfikës kanë bërë të mundur largimin e bombulës së gazit nga apartamenti, duke shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm. Për arsye sigurie, çifti i të moshuarve është larguar nga banesa gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme