Ekskluzive 10 September 2024, 10:00 Nga VNA

Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen e vulës së PD/ Berisha njihet nesër me akuzën në SPAK.

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen e vulës së PD/

Një ditë para se ish-kryeministri Sali Berisha të paraqitet në SPAK për të njohur përfundimin e hetimeve lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani," Gjykata e Lartë do të shqyrtojë çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike në dhomë këshillimi. Kolegji Civil, i përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi, do të marrë vendim mbi bazën e dokumenteve.

Kjo çështje ka kaluar disa faza gjyqësore, ku vendimet e mëparshme kanë njohur Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit si përfaqësues legjitim të PD-së, duke pranuar ndryshimet e kuvendit të datës 11 dhjetor 2021, që shkarkoi Lulzim Bashën nga pozita e kryetarit të partisë. Megjithatë, Enkelejd Alibeaj paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimeve të Apelit dhe Gjykatës së Tiranës, të cilat kishin njohur Komisionin e Rithemelimit si autoritetin e ligjshëm të PD-së.

Nga ana tjetër, Berisha është nën hetim nga SPAK për akuza të korrupsionit, pasi dyshohet se ka favorizuar dhëndërrin e tij, Jamarbër Malltezi, në privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani." Të mërkurën, Berisha pritet të ballafaqohet me prokurorët për t'u njohur me përfundimin e hetimeve.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme