Bota 1 December 2024, 15:12 Nga VNA

Gjeorgjia në kaos/ Presidentja shpërndan parlamentin: Nuk e lë detyrën

Ndaje në Whatsapp
Gjeorgjia në kaos/ Presidentja shpërndan parlamentin: Nuk e lë

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili e cilësoi qeverinë jolegjitime të shtunën dhe tha se nuk do të largohej nga posti kur mandati i saj të përfundojë muajin e ardhshëm, ndërkohë që kryeministri Kobakhidze deklaroi se nuk do të lejojë një revolucion në vend.

Shteti i Kaukazit Jugor është përfshirë nga protestat, pasi partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” e kryeministrit Irakli Kobakhidze, njoftoi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE dhe refuzim të granteve financiare nga Brukseli deri në 2028.

Anketimet e opinionit publik tregojnë për një mbështetje të vazhdueshme dhe të fortë të qytetarëve për integrimin europian të vendit.

Ngrirja e bisedimeve ka nxitur protesta në mbarë vendin pasi Gjeorgjia e ka të shkruar në kushtetutë aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë një fjalimi të shtunën, Presidentja Zourabichvili, mbështetëse e BE-së dhe kritike e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, roli i të cilës është kryesisht ceremonial, tha se parlamenti nuk ka të drejtë të zgjedhë pasardhësin e saj kur t’i përfundojë mandati në dhjetor dhe se ajo do të qëndronte në detyrë.

Presidentja Zourabichvili dhe kritikë të tjerë të qeverisë thonë se zgjedhjet e 26 tetorit, në të cilat “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi pothuajse 54 përqind të votave, u manipuluan dhe se parlamenti që zgjodhi është i paligjshëm.

“Nuk ka parlament legjitim dhe për rrjedhojë, një parlament i paligjshëm nuk mund të zgjedhë një president të ri. Kështu, nuk mund të bëhet asnjë inaugurim dhe mandati im do të vazhdojë derisa të formohet një parlament i zgjedhur në mënyrë legjitime”, tha ajo.

Më herët Kryeministri Kobakhidze, i cilësoi protestat si “demostrata të dhunshme” duke shtuar se “entitete të huaja” dëshirojnë të shohin atë që ai e cilësoi “Ukrainizim” të Gjeorgjisë, përmes një “skenari të llojit Maidan”, një referencë për revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë.

Autoritetet gjeorgjiane njoftuan se kanë arrestuar 107 vetë gjatë protestave të premten më mbrëmje në kryeqytetin Tbilisi kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve dy netë me radhë, duke u përplasur me policinë, e cila ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se të premten, protestuesit në Tbilisi u ndoqën dhe u goditën nga policia, ndërsa demonstruesit ishin mbledhur jashtë godinës së parlamentit.

Po sipas kësaj agjencie, policia ushtroi dhunë ndaj përfaqësuesve të medias dhe përdori altoparlantët për të lëshuar ofendime ndaj protestuesve.

Mblidhen sërish protestuesit

Mijëra protestues u mblodhën të shtunën mbrëma në Tbilisi, mes një pranie të madhe të policore.

Qindra punonjës të ministrive- të jashtme, të mbrojtjes, drejtësisë dhe arsimit të Gjeorgjisë, së bashku me bankën qendrore të vendit kanë firmosur letra të hapura duke dënuar vendimin për ngrirjen e bisedimeve.

Vendimi për pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në BE mbyll muaj të tërë marrëdhëniesh të përkeqësuara mes partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, e cila është përballur me akuza për tendenca autoritare dhe pro-ruse, dhe Perëndimit. /VOA

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme