Lifestyle 6 August 2026, 10:40 Nga VNA

“Frigoriferi njerëzor”: shpikja japoneze që ftoh trupin në vetëm pak minuta

Ndaje në Whatsapp
“Frigoriferi njerëzor”: shpikja japoneze që ftoh trupin

Teksa Japonia përballet me temperatura rekord dhe valë të forta të të nxehtit, një kompani ka prezantuar një zgjidhje të pazakontë: një kabinë ftohëse për njerëzit, e quajtur Do Hiemon Box, që po cilësohet si “frigoriferi njerëzor”.

Pajisja ka përmasat e një automati shitës. Brenda saj futet vetëm një person, i cili ulet në një karrige ndërsa ajri i ftohtë drejtohet te koka, qafa, shpatullat dhe shpina. Temperatura brenda kabinës mbahet rreth 15°C, ndërsa rryma e ajrit arrin deri në 5°C, duke ulur temperaturën e trupit në pak minuta. 

Sipas kompanive japoneze SDRS dhe Trusco Nakayama, pajisja është krijuar kryesisht për punëtorët që punojnë për orë të gjata në ambiente të hapura, si kantierët e ndërtimit, magazinat dhe aktivitetet sportive, ku rreziku nga goditja e të nxehtit është i lartë. Një qëndrim prej rreth 10 minutash mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të mbinxehjes, ndërsa sistemi fiket automatikisht pas 20 minutash për të shmangur ftohjen e tepërt. 

Pajisja kushton rreth 1.5 milionë jenë (afërsisht 10 mijë dollarë) dhe nuk është menduar për përdorim shtëpiak, por për biznese dhe institucione. Ajo është montuar mbi rrota për t’u transportuar lehtësisht aty ku nevojitet dhe konsumon relativisht pak energji elektrike. 

Shpikja vjen në një kohë kur Japonia po përjeton një nga verat më të nxehta të regjistruara, me temperatura që në disa zona kanë kaluar 40 gradë Celsius, duke shtuar rastet e goditjes nga i nxehti dhe nevojën për zgjidhje të reja për mbrojtjen e njerëzve.

Video

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

Protestuesit djegin sërish karriget e dialogut të vendosura nga Rama para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme