Sport 16 May 2024, 17:19 Nga VNA

EURO 2024/ Gjermania shpall listën zyrtare të futbollistëve, ja kush mbeti jashtë

Ndaje në Whatsapp
EURO 2024/ Gjermania shpall listën zyrtare të futbollistëve, ja

Jualian Nagelsman ka zyrtarizuar sot emrat e 27 futbollistëve të listës provizore të lojtarëve, të cilët do të përfaqësojnë Gjermaninë në “Euro 2024”.

Në këtë listë spikat prania e 6 lojtarëve të Bajernit të Mynihut. Zgjedhjet e Nagelsman janë drastike pasi jashtë Europianit kanë mbetur lojtarë si Humels, Brandt, Xhan, Adejemi, Gorecka dhe Gnabri (është i dëmtuar).

Lojtarët me më shumë eksperiencë janë Tomas Myler (128 ndeshje ndërkombëtare), Manuel Neuer (117 ndeshje ndërkombëtare) dhe Toni Kros (108 ndeshje ndërkombëtare).

Të grumbulluarit

Në portë: Oliver Bauman (TSG Hoffenheim), Manuel Nojer (FC Bayern), Aleksander Nybel (VfB Stuttgart), Mark-Andre ter Shtegen (FC Barcelona)

Në mbrojtje: Valdemar Anton (VfB Stuttgart), Benxhamin Henrish (RB Leipzig), Joshua Kimish (FC Bayern), Robin Koh (Eintracht Frankfurt), Maksimilian Mitelshdet (VfB Stuttgart), David Raum (RB Leipzig), Antonio Rydiger (Real Madrid), Niko Shloterbek (Borussia Dortmund), Xhonatan Tah (Bayer 04 Leverkusen)

Në mesfushë: Robert Andrish (Bayer 04 Leverkusen), Kris Fyhrish (VfB Stuttgart), Paskal Gros (Brighton & Hove Albion), Ilkai Gyndogan (FC Barcelona), Toni Kros (Real Madrid), Xhamal Musiala (FC Bayern), Aleksandar Pavloviç (FC Bayern), Leroi Sane (FC Bayern), Florian Virc (Bayer 04 Leverkusen)

Në sulm: Maksimilian Baier (TSG Hoffenheim), Niklas Fyllkrug (Borussia Dortmund), Kai Haverc (FC Arsenal), Thomas Myller (FC Bayern), Deniz Undav (VfB Stuttgart).

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme