Sport 11 May 2024, 20:56 Nga VNA

Tabloja e javës së 36 e Superiores, Egnatia e para por me pikë të barabarta me Partizanin

Ndaje në Whatsapp

Tashmë janë caktuar të gjitha verdiktet të cilat janë vulosur me ndeshjet e kësaj jave. Ndeshjet e javës së 36-të të Superiores i kanë dhënë fund fazës së rregullt të kampionatit.

Vendi i parë i shkon Egnatias, e cila u mund sot në shtëpi dhe u arrit nga Partizani. Por në përballjet direkte me të kuqtë në këtë sezon, ekipi rrogozhinas ka 1 fitore 3 barazime, ndaj mban pozicionin të cilin e kishte zaptuar thuajse nga fillimi i këtij edicioni.

Skënderbeu ndërkohë ka mundur Vllazninë, por të dy skuadrat kanë festuar kalimin në “Final Four” ku do të luftojnë për titullin.

Si Tirana, ashtu edhe Teuta, fituan ndeshjet e tyre dhe e mbyllën një pikë pas Skënderbeut të vendit të katërt. Por vendi i pestë u shkon bardhebluve kryeqytetas, pasi në ndeshjet direkte, kanë një golavarazh më të mirë se ekipi durrsak. Dy skuadrat kanë ndarë nga një fitore dhe dy të tjerat janë ndarë barazim,. Fitorja 2-0 e Tiranës në një ndeshje kundrejt asaj 2-1 të durrsakëve, bëri diferencën për të ndarë se kush mbante vendin e pestë.

Dinamo e mbylli në vendin e 7 klasifikimin, duke mbetur jashtë zonës së skuadrave që luftonin për titullin, por larg rrezikut të rënies. Në play-out shkoi Laçi, që duhet të mendojë për sfidën shtesë për mbijetesën në kategori. Ndërkohë, të rëna janë Erzeni dhe Kukësi, të cilët kishin prerë biletën që në javët e kaluara.

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme