Kripë dhe Piper 2026-08-09 07:32:58 Nga VNA

Udhëtimi me një foshnjë nuk duhet të kthehet në makth: këshillat e ekspertëve për fluturimet e gjata

Ndaje në Whatsapp
Udhëtimi me një foshnjë nuk duhet të kthehet në makth:

Pushimet me një foshnjë mund të duken si një operacion logjistik: karroca, pelena, qumësht, ushqime, sedilje makine, lodra dhe, mbi të gjitha, frika se si do të reagojë fëmija gjatë disa orëve në avion.

Megjithatë, pediatër dhe ekspertë të udhëtimeve thonë se edhe udhëtimet ndërkombëtare me bebe dhe fëmijë të vegjël mund të jenë të sigurta dhe të këndshme, nëse prindërit përgatiten përpara.

Associated Press ka mbledhur një seri këshillash praktike për familjet që planifikojnë fluturime dhe pushime jashtë vendit me fëmijë të vegjël. 

Përgatitja duhet të fillojë që në momentin e rezervimit të hotelit ose apartamentit.

Prindërit këshillohen të kontrollojnë nëse akomodimi ofron krevat për bebe, karrige të lartë për ushqim apo hapësirë të sigurt për lojë. Nëse ndërtesa ka shkallë, ballkon apo pishinë, duhen kontrolluar edhe masat e sigurisë.

Gjumi i sigurt mbetet po aq i rëndësishëm gjatë pushimeve sa në shtëpi. Për foshnjat nën një vjeç, rekomandohet një sipërfaqe e fortë dhe e sheshtë gjumi, me foshnjën të shtrirë në shpinë dhe pa objekte të buta rreth saj. 

Një tjetër vendim është nëse duhet marrë karroca dhe sedilja e makinës.

Kjo varet shumë nga mënyra se si familja do të lëvizë pasi të mbërrijë: makinë me qira, taksi, transport publik apo kryesisht në këmbë.

Sfida më e madhe për shumë prindër mbetet avioni.

Fëmijët nën dy vjeç mund të udhëtojnë në prehrin e prindit në shumë fluturime, por Administrata Federale e Aviacionit në SHBA rekomandon që fëmijët e vegjël të sigurohen në një sistem të përshtatshëm sigurie, si një sedilje makine e certifikuar për përdorim në avion. Kjo kërkon blerjen e një vendi të veçantë për fëmijën. 

Në fluturimet e gjata, prindërit mund të pyesin kompaninë ajrore nëse ofron bassinet për foshnjat.

Edhe ushqimi kërkon planifikim. Qumështi i gjirit, formula dhe ushqimet për bebe trajtohen si lëngje të nevojshme nga autoritetet amerikane të sigurisë dhe nuk i nënshtrohen kufirit standard prej 100 ml për lëngjet e bagazhit të dorës në kontrollet TSA. Rregullat konkrete duhen kontrolluar edhe me aeroportin dhe kompaninë ajrore nga e cila udhëtohet. 

Në çantën e kabinës duhet të ketë më shumë pelena dhe rroba sesa mendoni se do t’ju duhen, peceta, një sipërfaqe portative për ndërrimin e pelenës dhe qese që mbyllen.

Pastaj vjen problemi klasik: presioni në veshë gjatë ngritjes dhe uljes.

Gëlltitja dhe përtypja mund të ndihmojnë. Për foshnjat, ushqyerja me gji, shishja ose biberoni mund të lehtësojnë shqetësimin. Nëse fëmija ka probleme të shpeshta me veshët, pediatri duhet konsultuar përpara udhëtimit. 

Për disa orë në avion, edhe argëtimi duhet menduar si pjesë e bagazhit. Ekspertët sugjerojnë lodra të vogla që mund të nxirren njëra pas tjetrës si surpriza, lojëra të lehta dhe aktivitete që nuk zënë shumë hapësirë.

Por këshilla më interesante mund të jetë ajo që shpesh harrohet: pushimet nuk duhet të organizohen vetëm rreth nevojave të fëmijës.

Ekspertët sugjerojnë që prindërit të gjejnë mënyra që edhe ata të pushojnë. Udhëtimi me gjyshërit ose familjarë të tjerë mund të ndajë kujdesin për fëmijët dhe njëkohësisht të krijojë kujtime mes brezave.

Sepse udhëtimi me një bebe mund të mos jetë pushimi më spontan i jetës, por me përgatitjen e duhur nuk ka pse të jetë as makthi që shumë prindër imagjinojnë. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news