Kripë dhe Piper 2026-08-07 09:00:54 Nga VNA

Qeni 6-muajsh u bë hero, vrapoi në shtëpi për të shpëtuar të zonjën pas aksidentit

Ndaje në Whatsapp
Qeni 6-muajsh u bë hero, vrapoi në shtëpi për të

Një qenush vetëm gjashtë muajsh është kthyer në hero në Kinë, pasi ndihmoi në shpëtimin e të zonjës së tij pas një aksidenti rrugor. Kafsha pa momentin kur gruaja u përplas nga një automjet teksa udhëtonte me skuter elektrik dhe, në vend që të largohej, vrapoi drejt shtëpisë për të kërkuar ndihmë.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë dhe raportimeve lokale, qeni hyri me shpejtësi në banesë, gjeti bashkëshortin e gruas dhe filloi ta tërhiqte nga rrobat, duke lehur vazhdimisht. Fillimisht burri nuk e kuptoi çfarë po ndodhte, por vendosi ta ndiqte kafshën. Qeni e çoi drejt vendit të aksidentit, ku gruaja ndodhej e plagosur në tokë.

Falë reagimit të shpejtë, familjarët njoftuan menjëherë ambulancën dhe gruaja mori ndihmën mjekësore në kohë. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale kineze dhe është shpërndarë edhe nga Reuters, ku shumë e kanë cilësuar qenin një “hero me katër putra”. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news