Kripë dhe Piper 2026-08-11 18:40:23 Nga VNA

Pa ushqim, sapun e dushe/ Odiseja e marinarëve amerikanë: 208 ditë të bllokuar në Gjirin Persik

Ndaje në Whatsapp
Pa ushqim, sapun e dushe/ Odiseja e marinarëve amerikanë: 208

 

Lufta e zgjatur me Iranin po nxjerr në pah një problem të pazakontë për flotën më të fuqishme ushtarake në botë: mungesën e ushqimit, furnizimeve bazë dhe kushtet gjithnjë e më të vështira të jetesës në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane “USS Abraham Lincoln”.

Anija, një nga shtyllat kryesore të fushatës amerikane kundër Iranit, ndodhet në mision prej nëntë muajsh dhe ka kaluar 208 ditë rresht në det, me vetëm një ndalesë të shkurtër në Oman gjatë muajit qershor.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, ankesat e ekuipazhit dhe familjarëve të ushtarakëve po shtohen. Furnizimet me ushqime janë pakësuar ndjeshëm, ndërsa në mensa tashmë shërbehen gjysmë racione. Fotografitë e publikuara tregojnë tabaka thuajse bosh, me pak mish të konservuar dhe shumë rrallë perime.

Problemet nuk përfundojnë me ushqimin. Në bord raportohet mungesë sapuni dhe paste dhëmbësh, ndërsa defektet në tualete dhe dushe janë bërë të shpeshta. Disa prej dusheve janë përshkruar nga familjarët e marinarëve si “të mbushur me myk”.

Situata ka filluar të ndikojë seriozisht edhe në moralin e ekuipazhit. Për shkak të frikës nga masat disiplinore, nuk kanë qenë vetë ushtarakët që kanë folur publikisht, por familjarët e tyre, të cilët i janë drejtuar televizionit amerikan MS Now. Dhjetëra prej tyre kanë dorëzuar dëshmi dhe regjistrime të bisedave me zyrtarë të Marinës amerikane, duke pretenduar se marinarët janë të rraskapitur.

Në “Lincoln” jetojnë dhe punojnë rreth 5.700 persona, ndërsa nga kuverta e saj operojnë afro 50 avionë luftarakë të angazhuar vazhdimisht në misione.

Normalisht, aeroplanmbajtëset amerikane nuk qëndrojnë në operacione për më shumë se gjashtë muaj. Por zgjatja e konfliktit me Iranin ka bërë që “Lincoln” të tejkalojë ndjeshëm këtë periudhë.

Përfaqësues të Flotës së Pestë amerikane u kanë thënë familjarëve se problemet me tualetet dhe dushet po zgjidhen. Ata kanë pranuar gjithashtu se luftimet e kanë bërë shumë më të vështirë furnizimin e anijeve me ushqime nga Bahreini, ku ndodhen depot dhe kontraktorët që furnizojnë zakonisht flotën amerikane. Bazat amerikane në vend janë goditur vazhdimisht nga sulmet iraniane.

Marina amerikane ka mohuar ndërkohë pretendimet për dëmtime serioze të aeroplanmbajtëses, duke këmbëngulur se “Lincoln ruan kapacitetin e plotë për të kryer detyrat e caktuara”.

Por pas 208 ditësh në det, pyetja që po shtrojnë marinarët dhe familjet e tyre është gjithnjë e më e thjeshtë: edhe sa do të zgjasë kjo odise?

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news