Bota 2026-10-12 21:25:58 Nga VNA

“Nuk duam luftë, por nëse na sulmoni, do të luftojmë”  Komandanti i NATO-s paralajmëron për përgjigje të ashpër ndaj çdo agresioni

Ndaje në Whatsapp
“Nuk duam luftë, por nëse na sulmoni, do të

Komandanti i Lartë i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, ka paralajmëruar se Aleanca është e gatshme t’i përgjigjet me forcë çdo sulmi kundër vendeve anëtare, duke theksuar se karakteri mbrojtës i NATO-s nuk duhet të interpretohet si shenjë dobësie. Gjatë një fjalimi në Forumin e Sigurisë në Varshavë, të hënën, më 12 tetor, Grynkewich deklaroi se NATO nuk synon përballje ushtarake me asnjë shtet, por është e përgatitur të mbrojë territorin dhe sigurinë e aleatëve të saj.

“NATO nuk kërkon luftë me askënd. Por askush të mos e interpretojë faktin se NATO është një aleancë mbrojtëse si dobësi. Nëse dikush është aq i marrë sa të na sulmojë, ne do të luftojmë”, deklaroi gjenerali amerikan.

Ai theksoi se çdo agresion kundër një vendi anëtar do të përballej me një përgjigje të koordinuar dhe vendimtare, me synimin që sulmi të dështonte plotësisht. Duke prezantuar atë që e cilësoi si “teoria e fitores” së NATO-s, Grynkewich shpjegoi se reagimi i Aleancës do të përqendrohej fillimisht në ndalimin e sulmit dhe pengimin e përparimit të forcave kundërshtare.

Nëse agresioni do të vazhdonte, sipas tij, NATO do të ndërmerrte operacione për të dobësuar kapacitetet ushtarake të kundërshtarit dhe, nëse do të ishte e nevojshme, për të shkatërruar aftësinë e tij për të vijuar luftimet. Gjenerali paralajmëroi se përgjigjja e Aleancës nuk do të kufizohej domosdoshmërisht vetëm te forcat që kryejnë sulmin, por mund të përfshinte edhe strukturat komanduese, logjistike dhe furnizuese që mbështesin operacionet ushtarake.

Deklaratat e komandantit të NATO-s vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, mes shqetësimeve për incidentet me dronë, sabotazhet dhe sulmet kibernetike që disa qeveri evropiane ia atribuojnë Moskës.

Megjithëse Grynkewich nuk e përmendi drejtpërdrejt Rusinë gjatë paralajmërimit të tij, mesazhi shihet në kontekstin e përkeqësimit të marrëdhënieve të sigurisë mes Aleancës dhe Moskës.

Në Konceptin Strategjik të miratuar në vitin 2022, NATO e ka përcaktuar Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendeve anëtare.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse kanë paralajmëruar më herët për pasoja të rënda, përfshirë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në skenarë që lidhen me kërcënimin ndaj enklavës ruse të Kaliningradit. Pavarësisht paralajmërimeve të forta, Grynkewich nënvizoi se objektivi kryesor i NATO-s mbetet parandalimi i luftës dhe jo përshkallëzimi i tensioneve.

Sipas tij, gatishmëria ushtarake, aftësia për të reaguar me shpejtësi dhe ruajtja e komunikimit janë elemente thelbësore për të shmangur keqllogaritjet që mund të çojnë në një konflikt të drejtpërdrejtë.

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news