Sociale 2026-10-12 16:10:14 Nga VNA

KLSH zbulon shkeljet me pesticidet e ndaluara në BE, Ministria e Bujqësisë zgjati afatet e tregtimit për 10 produkte

Ndaje në Whatsapp

KLSH zbulon shkeljet me pesticidet e ndaluara në BE, Ministria e

Ministria e Bujqësisë ka lejuar tregtimin e pesticideve të ndaluara në Bashkimin Europian, duke u zgjatur afatet e qarkullimit në tregun shqiptar. Shkeljet janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka evidentuar se gjatë viteve 2022–2024, periudhë kur ministria drejtohej nga Anila Denaj, dhjetë pesticide kanë vijuar të tregtohen në farmacitë bujqësore, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga BE-ja.

Sipas raportit përfundimtar të auditimit, Ministria e Bujqësisë u ka krijuar mundësi shtatë bizneseve importuese të vijojnë shitjen e këtyre produkteve përtej afateve të përcaktuara nga Komisioni Europian, në vend që të siguronte tërheqjen e tyre në kohë nga tregu.

KLSH ka identifikuar disa raste konkrete të zgjatjes së afateve. Pesticidi Spinetoram rezultonte me afat vlefshmërie deri më 30 qershor 2025 në Shqipëri, ndërsa afati i përcaktuar në listën e BE-së ishte 30 prilli 2024. E njëjta situatë është konstatuar edhe për preparatin Dimethomorph, i cili lejohej deri më 30 prill 2025, një vit përtej afatit europian.

Ndërkohë, për pesticidin Metaflumizone, Ministria e Bujqësisë kishte përcaktuar afatin 31 dhjetor 2025, ndërsa në BE afati përfundonte më 31 dhjetor 2024. Ky produkt rezultonte gjithashtu në listën e publikuar nga ministria në shkurt 2025. Edhe për Clofentezine ishte lejuar një afat më i gjatë, deri më 11 maj 2024, kundrejt 11 nëntorit 2023 të përcaktuar në listën europiane.

Përveç zgjatjes së afateve, auditimi ka zbuluar edhe mungesën e një plani të qartë për menaxhimin dhe kontrollin e pesticideve të ndaluara. Sipas KLSH-së, Ministria e Bujqësisë nuk ka përcaktuar mënyrën se si duhet të tërhiqen këto produkte nga tregu, institucionet përgjegjëse dhe mekanizmat për monitorimin e procesit.

Kjo situatë krijon hapësira për përdorimin e pakontrolluar të substancave që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve, ndërsa ngre pikëpyetje për sigurinë e produkteve bujqësore që tregtohen në vend.

Përballë konstatimeve të auditimit, Ministria e Bujqësisë ka argumentuar se nuk është institucioni përgjegjës për menaxhimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, duke ia atribuar këtë detyrë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe strukturave të tjera kompetente.

Sipas gjetjeve të raportit, zgjatja e afateve të tregtimit u ka mundësuar kompanive importuese të shmangin humbjet ekonomike që do të shkaktonte tërheqja e produkteve nga tregu.

Nga ana tjetër, pasojat mund të rëndojnë mbi fermerët shqiptarë. Frutat dhe perimet e trajtuara me pesticide të ndaluara në BE rrezikojnë të refuzohen ose të asgjësohen gjatë kontrolleve në pikat doganore, duke shkaktuar humbje financiare dhe duke cenuar eksportet bujqësore shqiptare.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news