Sociale 2026-10-12 13:33:00 Nga VNA

Nën akuzë nga SPAK, Fusha vijon të marrë miliona nga shteti: Zef Maçi i jep tenderin 9.6 mln euro për ujësjellësin e Mamurrasit

Ndaje në Whatsapp

Nën akuzë nga SPAK, Fusha vijon të marrë miliona nga shteti:

As akuzat e SPAK-ut dhe as përfshirja në dosjen e Erion Veliajt nuk duket se kanë ndalur rrjedhën e miliona eurove publike drejt kompanisë së Shkëlqim Fushës. Biznesmeni, emri i të cilit lidhet prej vitesh me kontratat e mëdha në institucionet e shtetit, vijon të sigurojë tendera të majmë.

Këtë herë është Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë që i ka besuar një tjetër kontratë të majme, duke shpallur fitues paraprak bashkimin e kompanive “Fusha” dhe “Shansi Invest” për ndërtimin e ujësjellësit të Mamurrasit, me një ofertë prej rreth 884 milionë lekësh, ose rreth 9.6 milionë euro.

Nën akuzë nga SPAK, Fusha vijon të marrë miliona nga shteti:

Nën akuzë nga SPAK, Fusha vijon të marrë miliona nga shteti:

Dy kompanitë e tjera në garë, “2T” dhe “Everest”, janë skualifikuar, duke i lënë rrugën e lirë bashkimit të kompanive fituese.

Ky është tenderi i dytë i madh publik që kompania “Fusha” siguron gjatë këtij viti. Pak muaj më parë, ajo ishte pjesë e bashkimit të kompanive që fitoi kontratën rreth 10 milionë euro për gjelbërimin e autostradës Tiranë–Durrës.

Ndërkohë, Shkëlqim Fusha përballet me akuzën e korrupsionit aktiv në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndaj tij është raportuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa SPAK ka ngritur dyshime për marrëdhënie financiare të paligjshme me rrethin e kryebashkiakut. Akuzat nuk përbëjnë fajësi të provuar, por kontratat e reja ngrenë pikëpyetje mbi kontrollin dhe transparencën e fondeve publike.

Rasti i Mamurrasit rikthen në vëmendje edhe një tjetër problem të denoncuar më herët nga VNA, ujësjellësit ndryshuan formë, por jo domosdoshmërisht mënyrën e administrimit të parave. Reforma i bashkoi ndërmarrjet në shoqëri rajonale, por nuk i zhduku pikëpyetjet mbi tenderat. VNA ka evidentuar më parë raste kur oferta më të shtrenjta janë shpallur fituese pas skualifikimit të konkurrentëve më të lirë.

Megjithatë, për t'u rikthyer te tenderi i Mamurrasit, ajo që bie më shumë në sy nuk është vetëm vlera e kontratës, por besimi që institucionet shtetërore vijojnë t'i japin kompanisë “Fusha”.

Për vite me radhë, Shkëlqim Fusha ka qenë një nga emrat më të spikatur të biznesit të ndërtimit në Tiranë, por edhe një nga përfituesit e tenderave të shumtë publik. Marrëdhëniet e tij me pushtetin vendor u bënë edhe pjesë e dosjes së SPAK-ut për Erion Veliajn, ku biznesmeni u vu nën akuzë për korrupsion aktiv.

Por telashet me drejtësinë nuk duket se ia kanë zbehur peshën në marrëdhëniet me shtetin. Përkundrazi, kontratat e fundit dëshmojnë se kompania “Fusha” vijon të jetë një prej përfituesve të mëdhenj të fondeve publike. Një pozicion që, sipas renditjes historike të Open Data Albania për 11 vite, e ka vendosur atë në krye të kompanive që kanë përfituar më shumë nga tenderat shtetërorë.

Këtë herë, është Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë, e administruar nga Zef Maçi, që i ka hapur rrugën një tjetër kontrate miliona euroshe.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news