Politika 2026-10-22 19:07:37 Nga VNA

Edi Rama gjen fajtorët e krizës: Kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve në varësi të ministrive dhe atyre rajonalë, përjashtohen arsimi dhe shëndetësia

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama gjen fajtorët e krizës: Kërkon shkarkimin e të

Në ditën e dhjetë të protestave studentore, kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur një mënyrë për t’iu përgjigjur krizës që ka përfshirë vendin: shkarkimin e drejtorëve të institucioneve në varësi të ministrive, përfshirë të gjithë drejtuesit rajonalë.

Sipas burimeve, Rama u ka kërkuar sot ministrave të nisin procesin e shkarkimit të të gjithë drejtorëve të institucioneve dhe agjencive në varësi të tyre, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë rajonal. Nga kjo kërkesë përjashtohen vetëm dy sektorë, arsimi dhe shëndetësia.

Udhëzimi u është komunikuar ministrave ndërkohë që kryeministri ndodhej në Budva, ku po merrte pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 21–22 tetor 2026.

Lëvizja vjen në një moment veçanërisht të tensionuar për qeverinë. Prej dhjetë ditësh, studentët dhe të rinjtë protestojnë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa përplasjet me policinë dhe akuzat për përdorim të tepruar të forcës kanë dominuar aktualitetin politik.

Ende nuk dihet se kur do të nisë zbatimi i shkarkimeve dhe përse janë përjashtuar pikërisht arsimi dhe shëndetësia.

Ndërsa në rrugë kërkohet përgjegjësi politike nga kreu i qeverisë, Rama e nis përgjigjen nga administrata. Në vend të përgjegjësisë në majën e pushtetit, duket se është zgjedhur një spastrim i gjerë i drejtuesve në varësi të ministrive.

Përgjegjësia për krizën, të paktën sipas kësaj lëvizjeje, zbret nga zyra e kryeministrit te drejtorët qendrorë dhe rajonalë. Ministrat, 

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news