Politika 2026-10-22 12:01:00 Nga VNA

Berisha kërkon fundin e sistemit, por jo largimin e tij nga politika

Ndaje në Whatsapp

Berisha kërkon fundin e sistemit, por jo largimin e tij nga politika

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkon përmbysjen e sistemit politik në Shqipëri, por përjashton kategorikisht largimin e tij nga drejtimi i opozitës. Pavarësisht kritikave të ashpra ndaj qeverisë dhe mazhorancës, Berisha e konsideron të papranueshme tërheqjen e tij nga politika, duke argumentuar se një vendim i tillë do të forconte kryeministrin Edi Rama.

Në deklaratat e tij, lideri demokrat e cilësoi Kuvendin si “parlamentin e krimit”, ndërsa Shqipërinë si një “narkoshtet”, duke kërkuar fundin e menjëhershëm të sistemit aktual.

“Ky sistem duhet të marrë fund sa më parë, që shqiptarët të çlirohen nga narkodiktatura e vetme në Europë. Ky parlament ka kriminelë më të rrezikshëm se Suel Çelën, se Troplinët dhe se Bajrët e klaneve të tjera”, deklaroi Berisha.

Por ndërsa kërkon ndryshim rrënjësor të sistemit, Berisha nuk pranon që ky ndryshim të nisë nga vetë ai. I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të largohej nga drejtimi i opozitës, kryedemokrati e hodhi poshtë prerazi këtë mundësi, duke sulmuar edhe ata që kërkojnë tërheqjen e tij.

“Kjo nuk ndodh kurrë, është absurde. Kjo do të thotë të forcosh Edi Ramën dhe të lash dorën e tij të zezë. Lëpirësit dhe puthadorët e Ramës thonë ashtu. Të na krahasosh ne të dy është të krahasosh ditën me natën. Tani ka një opozitë të vërtetë”, u shpreh ai.

Qëndrimi i Berishës nxjerr në pah një kontradiktë politike: nga njëra anë kërkon largimin e qeverisë dhe fundin e sistemit, ndërsa nga ana tjetër nuk pranon të diskutojë përgjegjësinë e tij për drejtimin e opozitës dhe nevojën për ndryshim brenda Partisë Demokratike.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me qëndrimin e opozitës ndaj institucioneve që vetë Berisha i cilëson të kapura nga krimi. Pavarësisht mbështetjes për protestat dhe përplasjet në Kuvend, kreu demokrat nuk konfirmoi bojkotimin e komisioneve të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

Ai deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen në këto komisione do të merret pas diskutimeve me grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news