Ekskluzive 1 August 2024, 11:32 Nga VNA

Djemtë e fisit Rraja dalin nga dera e PS, vajza hyn nga "dritarja" në Asamble

Ndaje në Whatsapp
Djemtë e fisit Rraja dalin nga dera e PS, vajza hyn nga

Albora Rraja është emri më i ri në listën e anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste. Për shumëkënd është emër i panjohur për publikun por mbiemri është i njohur në politikë. Në fakt znj. Rraja është vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja. Albora është zgjedhur anëtare e Asamblesë së PS.

Si trashëgimtare e një familjeje që në politikë është ndjerë më shumë për skandale se fjalime në parlament, Albora do të përfaqësojë në Asamblenë e socialistëve asgjë më shumë se vlerat e familjes së saj.

Ajo është si fillim vajza e ish -deputeti Rrahman Rraja, babai i Alborës dha dorëheqjen nga mandati pas skandalit në Fushë Krujë, ku anëtarë të fisit Rarja u përfshinë në dhunën për guroren. Asokohe Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin babarbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të vriteshin.

Anëtarët e fisit Rraja janë të njohur për opinionin publik si persona të përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Dy vëllezërit e ish-deputetit Rraja, djali i tij, nipi dhe pronari i gurores Përparim Rraja rezultojnë ende persona në kërkim nga drejtësia.

Vëllai tjetër i ish deputetit socialist, Xhelal Rraja u arrestua në kuadër të aksionit Revanshi, pasi thurrte plane me Durim Bamin, Endrit Doklen për të vrarë ish-deputetin socialist Arben Ndoka.

Djali i Xhelal Rrajës, Ramazani, nipi i ish-deputetit, akuzohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Plarent Dervishaj, dhe tashmë është arrestuar. Ramazan Rraja akuzohet për atentatin te mbikalimi i Shkozeti, me një të vrarç e dy të plagosur. Në shënjestër ishte ish -prokurori i Durrësit Arjan Ndoj që mbeti i plagosur.Redjan Rraja, nipi tjetër i ish -deputetit socialist është dënuar me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje, pasi ka pas rolin e ekzekutorit.

Rexhep Rraja është i njihur lër publikun si personi që ushtroi dhunë barbare ndaj Xhisiela Malokut, ngjarje që u fsheh nga policia në atë kohë por zbulua nga Emiljano Nuhu, një ish- oficer që u detyrua nga presioni i fisit Rraja të kërkonte azil.

Vetë Rrahman Rraja dorëzoi mandatin pas publikimit të videos së dhunës së ushtruar ndaj Bilbil dhe Jashara Najas nga e gjithë familja Rraja. Kushërinjtë u rrahën barbarisht sepse protestonin për shpërthimet në gurore që po ju shkatërronin shtëpitë.

Nuk mund të paragjykosh një vajzë të re si Albora që ndoshta ndjek ëndrrën e vet për të hyrë në politikë. Por së pari, pasardhësja e një familje që më shumë se politikë ka prodhuar krim e dhunë duhet të distancohet nga aktet e familjarëve të saj. Përndryshe, Albora Rraja do jetë modeli i Reme Lalës dhe Ornaldo Rakipi si të deleguar të njerëzve problematike me drejtësinë.

Modele që Edi Ramës mesa duket i duhen për sa kohë ata janë burimi i votave për PS

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme