Ekskluzive 5 May 2024, 20:02 Nga VNA

Detaje të reja nga zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Erdgys Arrazi kishte lidhje jashtëmartesore dhe ishte arsyeja e konflikteve në familje

Ndaje në Whatsapp
Detaje të reja nga zhdukja e nënës me tre fëmijët/

Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të mitur ku trupi i pajetë i vajzës 9-vjecare u gjet në lumin e Bunës.

Policia e Shkodrës ka mësuar se Erdgys Arrazi, i cili është arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes, kishte një lidhje jashtëmartesore dhe kishte konflikte të forta në familje. Gruaja me të cilën 31 vjecari kishte lidhje nuk është pyetur ende nga policia.

Alma Arrazi, 39 vjecare u denoncua e zhdukur bashkë me 3 fëmijët nga bashkëshorti. Trupi i vajzës së madhe te ciftit u gjet nga një peshkatar.

Polumbarët e RENEAS vijojnë kërkimet në lumin e Bunës ku dyshohet se janë vetëmbytur gruaja me dy fëmijet e tjerë, 8 dhe 3 vjec.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme