Ekskluzive 5 May 2024, 18:00 Nga VNA

Vrasja e ish-policit Roland Rexhepi, Prokuroria: 21 vite burg për Florind Shabanin

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e ish-policit Roland Rexhepi, Prokuroria: 21 vite burg për Florind

Florind Shabani, rrezikon një dënim me 21 vite burgim për vrasjen e ish-policit Roland Rexhepi, i njohur si “Doda”.

Prokuroria e Elbasanit shpalli pretencën për të pandehurin, i cili u përball me drejtësinë pas ekstradimin nga Gjermania.

Më herët, për atentatin mafioz ndaj Dodës është dënuar me 24 vite burgim Armando Llakaj dhe me 23 vite burgim Marjus Tafa.

Autori i katërt i dyshuar që mori pjesë në krimin e rëndë të ndodhur në 15 vite me parë, është Donald Hoxha, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Britania e Madhe.

Roland Rexhepi u ekzekutua me 22 korrik 2009, në lagjen Vullnetari në Elbasan, pranë banesës së tij, teksa po shkonte tek parking për të marrë makinën. Ish efektivi u qëllua me breshëri kallashnikovi në syrin e shumë dëshmitarëve. Për vrasjen e Dodës, fillimisht u dyshua Bledar Muça një prej njerëzve më të besuar të grupit criminal Çapja, por asnjëherë ndaj tij nuk u ngrit akuzë zyrtare. Bledar Muça do të ekzekutohej dy vite më parë në Belgjikë. Pavarësisht se prokuroria ka mundur të identifikojë autorët e vrasjes së policit, nuk ka mundur ende të zbulojë se kush e urdhëroi dhe financoi ekzekutimin mafioz të Dodës.

Pas vrasjes së Roland Rexhepit, në Elbasan dy vite më vonë, në dhjetor të 2011 u ekzekutua edhe vëllai i tij, Ilir Rexhepi.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme