Ekskluzive 3 May 2024, 23:33 Nga VNA

Abuzime me tenderat/ SPAK zbarkon në bashkinë e Ebasanit, sekuestron dekumente dhe celularë të zyrtarëve vendorë

Ndaje në Whatsapp
Abuzime me tenderat/ SPAK zbarkon në bashkinë e Ebasanit,

Byroja Komëtare e Hetimit ka zbarkuar për kontroll në Bashkinë e Elbasanit. Burimet për VNA.al konfirmojnë se janë sekuestruar dokumente dhe celularë të zyrtarëve vendorë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me hetimet e SPAK me abuzimet me tenderët.

Në kuadër të hetimit i është marrë telefoni dhe pronarit të një dyqani celularësh shtetasit me iniciale E.G. Janë lëshuar gjithashtu edhe disa fletë-arresti të cilat do të ekzekutohen ditën e nesërme, ndërsa pritet të zbulohen në vazhdim se për kë nga zyrtarët e Bashkisë së Elbasanit bëhet fjalë.

Kujtojmë se kjo bashki është një nga institucionet që është denoncuar shpeshherë nga mediat për shpallje tenderash me procedura të dyshimta, apo dhënien e tyre kompanive me pronarë që kanë problem me ligjin.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme