Ekskluzive 29 April 2024, 17:04 Nga VNA

Rama harron të ftojë Veliajn në Konferencën për Turizmin

Ndaje në Whatsapp
Rama harron të ftojë Veliajn në Konferencën për

Në mbledhjen me ministrat dhe kryetarët e bashkive ku u diskutua për turizmin, kryeministri Rama duket se harroi që dhe Tirana ka kryetar bashkie.

Në prezantimin  ku Rama foli për ambiciet sa i takon turizmit, Erjon Veliaj nuk u pa askund.

Një ditë më parë kryeministri Rama e nisi ditën pikërisht me promovimin e Tiranës si vend i pëlqyer nga turistët ku shkruante

"Dhe nga qendra e Tiranës, ku turistë gjithnjë e më të shumtë qëndrojnë në radhë për të prekur historinë, kulturën e harmoninë fetare, në një qytet që tanimë është kthyer në destinacion të shumëkërkuar, ju uroj të diel të paqtë?"

Në  konferencën për turizmin, ku ndau detyrat dhe shprehu pritshmërite per sezonin turistik para ministrave dhe kryetarëve të bashkive, kryeministri harroi promovimin e Tiranës, ose më saktë harroi ekzistencën e kryetarit Veliaj. 

"Harresa" e kryeministrit mbase lidhet dhe me vizitën qe pritet te ketë Veliaj nesër në SPAK.  

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme