Opinion 17 November 2024, 19:45 Nga VNA

Deputetët e PD harruan të thonë ndonjë fjalë për rrëmbimin e godinës së ISKK nga Ministria e Financave dhe Kulturës

Ndaje në Whatsapp
Deputetët e PD harruan të thonë ndonjë fjalë për

Nga Enriketa Papa

Asnjë nga deputetët e PD dhe partive të tjera të djathta, teksa vendosnin kurora sot për të masakruarit e 17 Nëntorit 1944, nga forcat partizane të Mehmet Shehut, nuk tha asnjë fjalë për godinën e rikonstruktuar të Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit - ISKK dhe Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, e rrëmbyer nga Ministria e Financave dhe ajo e Kulturës. Të dy institutet kyçe për studimin dhe përkujdesjen për kauzat e viktimave të komunizmit, do të degdisen me zyra në godinën e Kinostudios.

Por siç pandeh, deputetët e djathtë as që e dinë si fakt që ndërtesa pas rikonstruksionit që ka mbaruar prej muajsh, nuk do i kthehet më si zyra ISKK dhe IIPP. Njesoj siç nuk e dinin, që para pak javësh aty qe ngritur një çadër nga të përndjekur që kërkonin zgjidhje për problemet e tyre me kompensimin dhe strehimin.

Për deputetët e PD & Co., ora ka mbetur te “patriarku” i tyre, i vetmi i persekutuar politik multimilioner i Rilindjes. Për të i kanë vënë flakën edhe karrigeve dhe gomave.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme