Opinion 3 November 2024, 21:03 Nga VNA

Lufta e Brigadës së 3-të kundër shqiptarëve në maj 1945

Ndaje në Whatsapp
Lufta e Brigadës së 3-të kundër shqiptarëve në maj

Nga Kastriot Dervishi

Pavarësisht se Lufta e Dytë Botërore kishte përfunduar, Brigada e 3-të komuniste vazhdonte të kontribuonte për vendosjen e pushtetit jugosllav në Kosovë. Lufta kundër shqiptarëve ishte motivi kryesor dhe pjesën më të madhe të luftimeve që brigadat nga Shqipëria zhvilluan në trojet shqiptare në Jugosllavi. Ja një pjesë e urdhëroperacionit:

“Duke marrë parasysh se ka ende grupe reaksionarësh që qarkullojnë andej e këndej për të shpëtuar kokën e tyre, duke gjetur strehë nëpër bjeshkë dhe duke u furnizuar nga katundet afër... Nga ana tjetër, ekzistenca e tyre në mal ul prestigjin e ushtrisë, dobëson pushtetin, i jep kurajë elementin të pakënaqur dhe ajo që ka rëndësi të dorës së parë, është se kurajon reaksionin për të turbulluar ujërat.

Për të gjetur e për të eliminuar këto banda reaksionarësh është e domosdoshme një lëvizje e tillë, duke kontrolluar sektorët e ndryshëm ku ndodhen forcat. Edhe lavdërimeve të mëparshme të korrura në luftë e gjakderdhje, kemi për t’i shtuar suksese të reja...Qëllim ynë:

1-Të asgjësojmë bandat që qarkullojnë nëpër këto sektorë.

2-Të shkatërrojmë bazat, në qoftë se i kanë.

3-Të presim rrugën, në rast se kërkojnë të kalojnë nëpër sektorët tanë për t’u hedhur atje ku mund të gjejnë strehim, sepse ndiqen prej forcave të brigadave të tjera.

4-Paraqitja e forcave tona, forcon pozitën politike të terrenit”.

(Pjesë nga urdhëroperacioni i datës 25 maj 1945 i Brigadës së 3-të, nënshkruar në Kaçanik nga komisari Osman Sinani dhe komandanti Saliko Sulo kundër “reaksionarëve” në Kosovë)

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme