Kripë dhe Piper 9 September 2026, 22:28 Nga VNA

Deklarata e rreme i kushton shfaqjen, John Malkovich tërhiqet nga Izraeli

Ndaje në Whatsapp
Deklarata e rreme i kushton shfaqjen, John Malkovich tërhiqet nga Izraeli

Aktori amerikan John Malkovich ka anuluar performancën e tij të planifikuar në Izrael, pasi një kompani e marrëdhënieve me publikun publikoi një deklaratë në emër të tij, pa miratimin e aktorit.

Malkovich pritej të ngjitej në skenë më 13 prill të vitit të ardhshëm në Tel Aviv, me shfaqjen satirike “The Music Critic”. Por gjithçka ndryshoi pasi në media u publikua një deklaratë ku aktori shprehej se ishte “i emocionuar për t’u rikthyer në Izrael” dhe se ndiente “afërsi dhe solidaritet” me publikun izraelit.

Vetë Malkovich reagoi duke mohuar se i kishte thënë këto fjalë. Ai sqaroi se deklarata ishte hartuar nga një kompani PR e punësuar nga promotori i shfaqjes dhe ishte publikuar pa dijeninë apo miratimin e tij.
“Unë nuk i kam thënë këto fjalë dhe ato nuk pasqyrojnë ndjenjat e mia”, deklaroi aktori, duke e cilësuar situatën të papranueshme.

Për këtë arsye, John Malkovich vendosi të tërhiqet nga shfaqja e planifikuar në Tel Aviv.

Aktori theksoi se fakti që performon në vende të ndryshme të botës nuk do të thotë se mbështet politikat apo drejtuesit e atyre vendeve. Sipas tij, arti dhe kultura duhet të shërbejnë për të bashkuar njerëzit dhe jo për t’u përdorur si shprehje mbështetjeje për çështje politike.
Kompania e PR-së ka kërkuar më pas falje, duke pranuar se Malkovich nuk e kishte dhënë, autorizuar apo miratuar deklaratën e publikuar në emrin e tij.

Video

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Imunitet si deputetët/ Pse po “blindohet” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme