Kripë dhe Piper 8 September 2026, 08:17 Nga VNA

Në Angli rikthehet pas gati 1.000 vitesh “filmi” i Mesjetës: 70 metra histori që tregon pushtimin e një mbretërie

Ndaje në Whatsapp
Në Angli rikthehet pas gati 1.000 vitesh “filmi” i

Një nga veprat më të famshme të artit mesjetar, Bayeux Tapestry, po bëhet gati të ekspozohet në British Museum në Londër. Vepra rreth 70 metra e gjatë rrëfen pushtimin norman të Anglisë në vitin 1066 përmes dhjetëra skenave me mbretër, ushtarë, kuaj, anije dhe betejën e Hastings.

Është një ngjarje e rrallë edhe për një arsye tjetër: Franca po ia huazon veprën Anglisë, vendit historinë e të cilit ajo dokumenton. Interesi ka qenë aq i madh sa biletat për pjesën e parë të ekspozitës janë shitur.

Në njëfarë mënyre, sixhadeja funksionon si një film i realizuar gati një mijë vjet më parë: historia ecën skenë pas skene, me personazhe dhe ngjarje të njëpasnjëshme. Ekspozita hapet më 10 shtator dhe pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha kulturore të vitit në Britani. 

Video

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Imunitet si deputetët/ Pse po “blindohet” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme