Kripë dhe Piper 8 September 2026, 07:46 Nga VNA

93 vjeçe dhe ende para kamerave, ylli i “The Exorcist” tregon si ndryshoi Hollywood-i gjatë jetës së saj

Ndaje në Whatsapp


Aktorja Ellen Burstyn, 93 vjeçe, është nderuar në Festivalin e Filmit në Venecia për karrierën e saj më shumë se gjashtëdekadëshe dhe ka përdorur momentin për të treguar se sa shumë ka ndryshuar pozicioni i grave në Hollywood.

Burstyn kujtoi një industri dikur pothuajse tërësisht të dominuar nga burrat dhe tha se sot sheh shumë më tepër gra në pozicione vendimmarrëse, megjithëse barazia ende nuk është arritur.


Ajo ka treguar edhe një episod më pak të këndshëm nga “The Exorcist”: gjatë realizimit të filmit pësoi një dëmtim në shpinë, pasojat e të cilit, sipas saj, i ndien ende.

Por ndoshta pjesa më interesante është se në moshën 93-vjeçare Burstyn vazhdon të xhirojë filma. Këtë vit shfaqet edhe në një projekt të Maggie Gyllenhaal, ku interpreton një version imagjinar të Marilyn Monroe në moshën 100-vjeçare.

Video

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Imunitet si deputetët/ Pse po “blindohet” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme