Sport 27 June 2025, 14:54 Nga VNA

Carlos García emërohet zyrtarisht si trajner i Flamurtarit

Ndaje në Whatsapp
Carlos García emërohet zyrtarisht si trajner i Flamurtarit

Carlos Garcia Badias është zyrtarisht trajneri i ri i Flamurtari Football Club. Ekipi i vlonjatëve i është besuar 41-vjeçarit spanjoll, i cili do të drejtojë për herë të dytë në karrierë një ekip si trajner i parë.

“Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C.”, ka shkruar klubi vlonjat në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen trajnerit të ri.

Carlos Garcia e ka nisur karrierën në stafin teknik të Dangdai në Kinë si ndihmës-trajner. Në vitin 2022, ai mori drejtimin e TLV Bat Yam, që mbetet deri më tani ekipi i vetëm ku ka qenë trajner i parë.

Më pas, karriera e tij vazhdoi në Serie A, ku u bashkua me Udinese si asistent teknik, ndërsa eksperienca e fundit para Flamurtarit ka qenë në SHBA, si ndihmës-trajner te Chicago.

I lindur në Barcelonë, Garcia ka pasur një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur me skuadra si Espanyol, Almeria, Real Betis, Maccabi Tel Aviv dhe Alanyaspor.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme