Sport 18 May 2024, 08:30 Nga VNA

Buffon tregon karrierën e tij, nga vitet tek Juventusi, tek transferimi te Milani

Ndaje në Whatsapp
Buffon tregon karrierën e tij, nga vitet tek Juventusi, tek transferimi te

Gianlugi Buffon shkruajti historinë me Juventusin, por legjenda italiane e portës mund të kishte pasur një tjetër rrugëtim. Së fundmi, 46-vjeçari zbuloi se ka qenë pranë transferimit te Milan, apo edhe Manchester United e Barcelona.

“Në moshën 12-vjeçare duhej të isha bërë një futbollist i Milanit. Kisha zgjedhur edhe kolegjin për të qënë pranë klubit, por përpara zhvillova një test me Parmën. Aty një prej drejtuesve tha se unë nuk duhej të largohesha në asnjë mënyrë dhe kështu qëndrova në Parma.

Më pas kur nisa të luaja, vëllai i Sir Alex Fergusson vinte çdo fundjavë në Tardini dhe më shihte nga tribuna. Kërkonte të më merrte në Manchester, por në atë periudhë dëshira ime e vetme ishte të fitoja titullin me Parmën. U largova nga klubi vetëm kur mësova se drejtuesit kishin plane për të ridimensionuar skuadrën.

Barcelona? Ndodhi para se të rikthehesha për herë të dytë në Parma. Agjenti im, Silvio Martina më telefonoi dhe më tha se ishte gjithçka në rregull me Barcelonën dhe se pritej vetëm firma ime. Mendova se do të ishte e mrekullueshme që pasi kisha ndarë dhomat e zhveshjes me shumë kampionë, të mbyllja karrierën duke luajtur edhe me Messin. Por, ndryshova mendje shpejt sepse e kuptova se i lumtur mund të isha vetëm në Parma.

Në fakt, kisha edhe mendime të tjera. Më tërhiqte edhe ideja për të luajtur në Napoli, jugu do të më mbushte me energji. Në fund, i thashë babait dhe agjentit të vendosnin për mua pasi e dija se ata do të bënin zgjedhjen më të mirë”, u shpreh Buffon

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme