Ekskluzive 7 August 2024, 15:08 Nga VNA

BBC panel diskutimi për Shqipërinë, me akses të mbyllur

Ndaje në Whatsapp
BBC panel diskutimi për Shqipërinë, me akses të mbyllur

Jonny Dymond, gazetar britanik, aktualisht korrespodent mbretëror për BBCNews  ka ftuar gjithë shqiptarët, dhe jo vetëm, të bëhen pjesë e një paneli me politikanë dhe analistë, në një debat radiofonik ku do të diskutohen problemet e mëdha me të cilat përballen shqiptarët.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të BBC jepet konkretisht ky njoftim: Bashkohu me Jonny Dymond në panelin me politikanë dhe analistë, në një debat radiofonik për problemet e mëdha me të cilat përballen shqiptarët. Temat kryesore diskutimi janë: Lufta kundër korrupsionit, emigracioni, vendet e punës dhe pagat. Cilat janë problemet me të cilat përballen shqiptarët tani? Postimi vijon duke bërë ftesë që te bëhen pjesë dhe ti bashkohen panelit. Më tej thuhet se të gjithë mund t'a thonë fjalen e tyre e cila do të dëgjohet në mbarë botën në një program radiofonik. Në postim BBC tregon edhe mënyrat se si mund të bëheni pjesë e audiencës përmes disa hapave:

1. Bli biletën 2. Merr mesazhin e konfirmimit të blerjes së biletës 3. Në takim merr biletën dhe ID-në.

Por pikërisht këtu qëndron problemi, teksa përpiqemi të regjistrohemi faqja del e bllokuar. Nuk aksesojme dot. Mesa duket audienca tashmë është e zgjedhur dhe tek diskutimi për problemet e shqiptarëve.

Lexo gjithashtu

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme