Ekskluzive 2 August 2024, 12:55 Nga VNA

Saimir Tahiri i apasionuar pas transportit dhe bandave. Pas kushërinjve dhe lëvizjeve me audin e famshëm edhe në det ish ministri “udhëton” me çunat problematikë

Ndaje në Whatsapp
Saimir Tahiri i apasionuar pas transportit dhe bandave. Pas kushërinjve dhe

VNA raportoi pak ditë më parë që përmes familjarëve të tij, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka shtrirë aktivitetin e tij edhe ne trasportin detar.

Kompania HTC e Fatlinda Tahirit zotëron 30% të kuotave të kompanisë ‘Albania Luxury Ferries' sh.p.k. e cila është pajisur me licencë për “Transport ndërkombëtar detar i mallrave dhe njerëzve”.

Aksionerë në këtë kompani janë edhe disa biznesmenë të tjerë, mes të cilëve Stefan Kolonja që zotëron 15 % të kuotave dhe Konstantinos Antiochos që zotëron 12.50 %.

Sipas një vëzhgimi të VNA, Stefan Kolonja, rezulton të jetë dënuar me 1999 nga autoritetet e drejtësisë greke me 7 vite burgim për cështje narkotikësh.

Në tetor të 2011, ndaj tij u hap një çështje e re penale nën dyshimet për mashtrim kriminal. Referuar mediave greke, ai dyshohej si organizator i një grupi kriminal që bleu qindra pajisje elektrike dhe elektronike me çeqe të falsifikuara. Pajisjet ua shiste personave të tretë. Referuar po mediave greke, rezultoi se magazina, ku u gjetën dhe sekuestruan produktet që dyshohet se rridhnin nga aktiviteti kriminal i Kolonjës dhe grupit të tij, ishte marrë me qira nga një oficer i Sigurimit të Shtetit.

Ortaku tjeter i Tahirit, Konstantinos Antiochos rezulton të ketë qenë deri në 2017 ortak Shpëtim Muhon. Ky I fundit, është babai i Eridon Muhos, i cili u arrestua së fundmi nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se ishte bashkëpunëtor i Armandi Nelaj, në tentativën për të shkatërruar me tritol tragetin e “Finikas Lines”. Në kohë kur Armandi Nelaj u nis I veshur si polumbar për të vënë minën e telekomanduar në target, një mesazh “welcome grecce” që erdhi në telefononin e vendosur në minë, e aktivizoi atë dhe Armandi Nelaj nga shpërthimi u plagos rëndë e humbi jetën më pas në spital.

Përplasja për kontrollin e portit të Sarandës sa vjen e bëhet më e fortë, ndërsa licencat kryesisht fitohen nga njerëz të pushtetshëm të biznesit, e të politikës, sic është dhe rasti i familjarëve të ish-ministrit të brendshëm. Ky i fundit duket se nuk ndahet dot nga bashkëpunimi me botën e errët të bandave. Që nga kushërinjtë me audin e “famshëm”e deri tek bashkëpunimi për transportin detar, Saimir Tahiri nuk ndahet dot nga pasioni i tij për trasnportin dhe bandat.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme