Kripë dhe Piper 4 December 2024, 09:19 Nga VNA

Arsyet kryesore pse po ju bien flokët

Ndaje në Whatsapp
Arsyet kryesore pse po ju bien flokët

Julian Mackay-Wiggan, një profesor dhe drejtor i njësisë kërkimore klinike në departamentin e dermatologjisë në University of Columbia, shprehet se ka 6 arsye kryesore që shkaktojnë rënien e flokëve:

Floku juaj është i tejpërpunuar: Duhet të zgjidhni produkte pa përmbajtje sulfatesh.

Jeni i stresuar: Telogen effluvium është emri klinik për humbjen e flokëve që ndodh pasi trupi juaj ka kaluar nëpër një përvojë dramatike, si operacion, humbje peshe drastike, shtatzëni, apo stres ekstrem. Flokët rriten në tre cikle: rritja, “pushimi” dhe rënia. Flokët kalojnë më shpejt se normalja dy fazat e para . Për fat të mirë, telogen effluvium është e përkohshme, kështu që flokët tuaj i kthehen normalitetit, pasi trupi juaj të tejkalojë stresin e tepërt.

Ndiqni një dietë të varfër ushqimore: Hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara, fast-food, ushqimi i konservuar dhe shtoni sa më shumë përbërës të ushqyeshëm si vitamina, proteina, hekur, magnez dhe kalcium.4

Laheni me ujë të nxehtë: Një ndër gabimet më të shpeshta që bëni kur lani flokët është përdorimi i ujit të nxehtë. Kjo është tejet e gabuar, pasi uji i nxehtë ka në përmbajtjen e tij minerale gëlqerore të cilat në kontakt me shampon dhe balsamin shkaktojnë rënie flokësh. Zgjidhni një temperaturë mesatare.

Vuani nga gjëndrat tiroide: Rritja e funksionit të tiroides dhe ulja e funksionit të tiroides shkaktojnë njëkohësisht rënie të flokëve.

Vuani nga sindromi policistik ovarian: Ky çrregullim endokrin shkakton një çekuilibër hormonal, që çon në nivele të rritura të testosteronit. Kjo mund të rezultojë në humbjen e flokëve.

 

Video

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme