Kripë dhe Piper 2 December 2024, 11:44 Nga VNA

9 llojet e grave nga të cilat ikin shumica e burrave

Ndaje në Whatsapp
9 llojet e grave nga të cilat ikin shumica e burrave

Mungesa e komoditetit në një marrëdhënie, e bën atë të mos funksionojë. Shpeshherë kjo lind nga tiparet e karakterit të njerit partner, të cilat nuk i përshtaten tjetrit. Kur bëhet fjalë për meshkujt, ka disa personalitete vajzash të cilat i bëjnë ata të distancohen.

Janë 9 lloje personalitetesh:

Narciste

Janë gratë që kërkojnë vazhdimisht vëmendje nga vetë ata dhe të tjerët. Ata që edhe në çift flasin vetëm për veten.

Gratë që janë shumë të varura

Kur një marrëdhënie kthehet në një varësi, qoftë fizike, emocionale, financiare, është një shenjë e keqe. Në fakt, marrëdhënia mund të bëhet torturë për të dy ju.

Gra të papjekura

Një grua emocionalisht e papjekur mund të jetë një plagë e madhe nëse vazhdoni gjatë. Gratë e papjekura janë: xheloze, 100% të varura nga partneri i tyre, ato kanë vështirësi të imagjinojnë një jetë pa të dashurin. Ato janë gjithashtu shpesh fëminore dhe për këtë arsye nuk e marrin jetën si çift shumë seriozisht.

Të fiksuarat pas rrjeteve sociale

Këto janë të fiksuara pas rrjeteve sociale dhe imazhit që reflektojnë në botën virtuale. Nuk mund të heqin dorë nga smartphone dhe rrjetet sociale.

Të superfiksuarat me pamjen e tyre fizike

Ndër llojet e grave që trembin burrat janë ato që kujdesen për trupin e tyre pothuajse deri në fiksim. Kështu që ato i kushtojnë vëmendje asaj që hanë, asaj që veshin, zakonisht shkojnë në llixha dhe palestra dhe janë gjithnjë të përditësuara për modën më të fundit.

Ato që kanë një qëndrim diva

Burrat e sotëm nuk i pëlqejnë gratë që mendojnë se gjithçka u takon ose u lejohet atyre. Një qëndrim diva i bën ata gati të nënshtruar.

Gratë fatale

Disa gra mund të jenë mizore kur bëhet fjalë për zemrën e një burri duke luajtur rolin e një magjepsëseje apo një femre fatale. Ndërsa një marrëdhënie e tillë fillimisht mund të jetë magjepsëse, në fund ajo nxjerr disa tipare të errëta.

Ato që veprojnë si “Unë di gjithçka”

Mungesa e përulësisë dhe një qëndrim shumë krenar nuk i kënaq burrat. Edhe pse fillimisht mund të bëjë përshtypje, në planin afatgjatë është e padurueshme. Nuk mund të krijoni një marrëdhënie me ato që gjithmonë besojnë se kanë të drejtë ose dinë gjithçka.

Gratë që kanë një jetë shumë ‘të zënë’

Burrat kanë frikë nga gratë që janë shumë të plotësuara me vetveten, të zëna dhe që injorojnë nevojat e të tjerëve. Kjo zakonishr nuk i bën mirë çiftit.

Video

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme