Bota 8 June 2025, 16:58 Nga VNA

Alarm në SHBA: 1.7 milionë vezë tërhiqen nga tregu për shkak të infektimit me Salmonelë, dhjetëra të helmuar

Ndaje në Whatsapp
Alarm në SHBA: 1.7 milionë vezë tërhiqen nga tregu për

Autoritetet amerikane kanë shpallur alarm kombëtar për sigurinë ushqimore, pasi një shpërthim i infektimit me Salmonella enteritidis është lidhur me vezë të kontaminuara, duke çuar në tërheqjen nga tregu të mbi 1.7 milionë duzinash vezë.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), deri tani 79 persona janë infektuar në të paktën 7 shtete, ndërsa 21 prej tyre janë shtruar në spital. Fatmirësisht, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burimi i infektimit është identifikuar si kompania August Egg Company, me bazë në Kaliforni. Vezët e përfshira janë shpërndarë nën markat Clover, Sunnyside, Raley’s, Marketside dhe të tjera, të shitura kryesisht në Kaliforni, Nevada dhe në disa shtete të tjera si Arizona, Illinois, Indiana, Nebraska, New Mexico, Washington dhe Wyoming.

FDA ka njoftuar se vezët me kodet e paketimit P-6562 dhe CA5330 dhe datat e skadimit deri më 19 qershor 2025 nuk duhet të konsumohen. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve t’i hedhin menjëherë këto vezë ose t’i kthejnë atje ku i kanë blerë.

Rreziku nga Salmonela

Salmonella enteritidis është një nga bakteret më të zakonshme që shkaktojnë helmime ushqimore në SHBA. Simptomat përfshijnë:

  • diarre
  • ethe
  • dhimbje stomaku
  • të vjella

    Ato zakonisht shfaqen brenda 6-72 orëve pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar.

Fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dobësuar janë më të rrezikuar për komplikime të rënda.

Çfarë thotë kompania?

August Egg Company ka deklaruar se ka ndaluar menjëherë shitjen dhe po bashkëpunon ngushtë me autoritetet për hetimin e plotë të rastit. Kompania thekson se po ndërmerr masa të forta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të bakterit.

Rekomandimi i autoriteteve

CDC këshillon qytetarët:

  • Të kontrollojnë kodet e vezëve në frigorifer.
  • Të mos konsumojnë vezët e përfshira në tërheqje.
  • Të pastrojnë mirë sipërfaqet dhe enët që mund të kenë qenë në kontakt me vezët e kontaminuara.
  • Të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse shfaqin simptoma.

Ky është një nga rastet më serioze të infektimit nga Salmonela me origjinë nga vezët në SHBA vitet e fundit, duke rritur shqetësimet për sigurinë e produkteve ushqimore në treg.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme